Tiranë,vetëvaren i riu dhe 60-vjeçari
TIRANE - Dy persona, një i ri 17-vjeçar dhe një i moshuar rreth 60 vjeç, i kanë dhënë fund jetës gjatë ditës së djeshme në kryeqytet.
Ngjarja e parë ka ndodhur në fshatin Bathore, në lagjen nr.1 të kësaj zone, kur një 17-vjeçar, është gjetur i vetëvarur nga të afërmit e tij në njërën nga dhomat e shtëpisë. Dyshimet e para të policisë janë se adoleshenti mund të jetë vetëvarur në gjendje depresive, pas humbjes së të atit dhe gjendjes së rëndë ekonomike. Për këtë ngjarje policia është duke hetuar edhe një mosmarrëveshje brenda familjes e cila është përjetuar keq nga adoleshenti. Rasti i dytë ka ndodhur dje në mbrëmje rreth orës 21:00, kur një person rreth 60 vjeç, është gjetur gjithashtu i vetëvarur nga të afërmit e tij në Baldushk, periferi e Tiranës. Dje në orët e para të mëngjesit, 17-vjeçari me inicialet R.D., është gjetur i vdekur nga të afërmit e tij në dhomë, ndërsa ishte lidhur me një litar. Sipas policisë adoleshenti 17-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen nr.1 në Bathore rreth orës 00:45, kur në banesë nuk kishte asnjë person tjetër. Shkak për ngjarjen sipas burimeve të policisë mund të ketë qenë gjendja ekonomike e familjes si dhe vdekja e të atit të viktimës disa muaj më parë. Të afërmit sipas policisë, kanë qenë në një vizitë familjare ndërsa kur janë kthyer kanë gjetur adoleshentin të varur në dhomë. Edhe pse janë munduar ta ndihmojnë atë, 17-vjeçari kishte ndërruar jetë prej disa orësh. Në banesën e viktimës ka mbërritur policia e cila, pas kryerjes së veprimeve hetimore ka konkluduar se kishte të bënte me një rast vetëvarjeje. Viktima sipas policisë kishte lidhur një litar në tavan. Hetuesit kanë marrë në cilësinë e provave mjetin me të cilin është vetëvarur adoleshtni, ndërsa policia nuk ka gjetur letër apo ndonjë shënim sqarues nga i vetë i dëmtuari. Autopsia ka provuar se viktima, ka ndërruar jetë asfiksia mekanike, pasi ishte mbytur me litar rreth qafës. Policia ka referuar në prokurori ngjarjen si vetëvarje, po heton rrethanat dhe shkaqet e mundshme. Rasti i dytë i vetëvarjes, i përket një burri të moshuar në fshatin Mumajez të komunës së Baldushkut rreth 35 km në jug të kryeqytetit. Nuk dihen motivet e vetësakrifikimit të tij, ndërsa policia për shkak të largësisë së vendit të ngjarjes ka mbërritur rreth një orë pas lajmërimit. Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet paraprake të policisë kanë konfirmuar për hetuesit vetëvrasjen.