Grant 3 milionë USD për bujqësinë
Plot 3 milionë dollarë do të përdoren për ngritjen e dhomave frigoriferike në disa rrethe të vendit, me qëllim shtrirjen e prodhimit bujqësor në tregje.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë që do të financojë këtë projekt, mbështetur dhe në eksperiencën evropiane, politika për shtrirjen gjithë vjetore të prodhimit bujqësor në tregjet e vendit, synon të mbështesë tregtarët apo prodhuesit me grante, me qëllim ndërtimin e dhomave frigoriferike për ruajtjen e produkteve bujqësore. “Në këtë mënyrë sigurohet tregtimi i tyre, në përfundim të sezonit të prodhimit, duke sjellë kështu në treg në çdo kohë prodhime bujqësore të freskëta vendase”, sqarojnë specialistët. Kjo fazë, sipas tyre, do të sjellë ndikim në stabilitetin e çmimit, uljen e importeve dhe plotësimin e kërkesës së konsumatorëve për prodhime vendi.