Gabriel Partosh: Gruevski duhet të ndryshojë politikë
Zhvillimet gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni kanë rritur shqetësimet për sa i takon ndikimit që mund të kenë ato në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë. E teksa diskutohet përgjegjësia e palëve në incidente, shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëjë Maqedonia për të shmangur rreziqet në rrugën e integrimit. Arben Manaj bisedoi me analistin për Evropën Juglindore, Gabriel Partosh.
Një ditë e pakëndshme për Maqedoninë dita e zgjedhjeve dhe kjo nuk është gjë e mirë për një vend që ka statusin e vendit kandidat për në BE, apo jo?
Padyshim që nuk është gjë e mirë. Siç e thatë edhe ju ishte një ditë e pakëndshme, por jo tërësisht e papritur. Ka pasur, nëse do të thosha, një lloj tradite dhune, veçanërisht në mesin e partive rivale shqiptare që në prag të zgjedhjeve, por edhe në zgjedhjet e mëparshme. Kjo, në një farë mënyre, është për një tipar dallues i zgjedhjeve në Maqedoni. Dhe, siç e thatë edhe ju, kjo ka pasoja negative jo vetëm për komunitetin e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për perspektivën e Maqedonisë në Evropë. Do të duhet të ketë ribërje në disa zona për këto zgjedhje, çfarë do të ngadalësojë progresin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.
Gabriel, ju përmendët faktorin shqiptar që rezulton përgjegjës për atë që ka ndodhur, por edhe qeveria ka një lloj përgjegjësie, nisur nga fakti se një nga partitë politike është partnere në koalicionin qeverisës. A mendoni se qeveria e Gruevskit do të duhej të ishte treguar më e kujdesshme për të shmangur atë që ndodhi në Maqedoni?
Natyrisht çdo qeveri e çdo vendi është përgjegjëse për garantimin e rendit e ligjit dhe garantimin e zhvillimit të rregullt të zgjedhjeve dhe në tërësi administrata është deri diku përgjegjëse. Por jo vetëm kaq, administrata aktuale, e cila ka dalë mirë në këto zgjedhje dhe sigurisht do të vazhdojë të qeverisë vendin, qeveri që drejtohet nga Gruevski, në mandatin e kaluar, ka favorizuar partinë më të vogël shqiptare, PDSH-në, që ka krijuar atë që do të thosha një ndjenjë të keqe, jo vetëm në partinë më të madhe dhe rivale të shqiptarëve, BDI-në, por edhe te figura dhe njerëz të tjerë në rajon. Dhe, në një farë mënyre, do të thosha se vetë qeveria është deri diku përgjegjëse.
Cilat janë risqet që Maqedonia duhet të shmangë në rrugën e integrimit evropian, jo vetëm për vendin e vet, por edhe në një aspekt më të gjerë, për integrimin e vendeve të tjera të Ballkanit?
Po, mendoj se para së gjithash dhuna duhet të shmanget. Por kjo nuk është aq e lehtë sa thuhet. Në disa aspekte ajo është bërë akoma më komplekse. Unë do të thosha se qeveria e Maqedonisë do të duhej të shikonte për një lloj akomodimi për PDSH-në, për një lloj marrëveshjeje për ndarje pushteti, qoftë edhe në nivelin lokal. Po ashtu, ajo mund të përfshijë jo vetëm një fraksion të komunitetit shqiptar, por të gjithë komunitetin shqiptar, pasi, mbi të gjitha, sipas Marrëveshjes së Ohrit, nëse do të duhen ndryshime të mëdha kushtetuese, duhet një shumicë e qartë e shqiptarëve për të qenë në favor të tyre. Pra, mbi të gjitha, ajo që duhet bërë, është një politikë më përfshirëse. E dyta, duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit dhe e treta, po aq e rëndësishme, mënyra e bërjes së reformave demokratike, tolerancës dhe reformat e ekonomisë së tregut, duhen bërë me një sens më të madh angazhimi se sa është bërë deri më sot.