Guroret nuk largohen nga parku i Dajtit
Që nga dita e diel, 1 qershor 2008, në Parkun Kombëtar të Dajtit nuk duhet të kishte më asnjë gurore. Kjo, në bazë të një urdhri të 25 shkurtit të këtij viti, të lëshuar nga ministri i qeverisë Berisha, aleati Lufter Xhuveli. Sipas këtij urdhri, ndalohet dhënia e lejeve mjedisore për shfrytëzimin e guroreve në Dajt, nuk rinovohen lejet, kërkohet bashkëpunimi me strukturat e tjera të qeverisë dhe pushtetit vendor, si dhe ngarkohen ata që do ta zbatojnë.
"Subjektet që zhvillojnë aktivitetet brenda sipërfaqes së Parkut Kombëtar të malit të Dajtit të marrin masa që brenda datës 1 qershor të kenë larguar materialin gjendje, impiantet e funksionimit dhe automjetet e pajisjet përkatëse, si dhe të kenë kryer rehabilitimin e mjedisit". Ky ishte ultimatumi që dha ministri i Mjedisit, zoti Lufter Xhuveli, muaj më parë.
Urdhri i ministrit Xhuveli ngarkonte për zbatimin e tij Drejtorinë e Koordinimit të Kontrollit, Drejtorinë e Vlerësimit të Ndikimeve në Mjedis dhe Lejeve, Inspektoratin e Mjedisit, Agjencinë Rajonale të Mjedisit e Qarkut të Tiranës dhe Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të Tiranës.
Pra, që nga dita e diel në Dajt nuk ka më as gurore, as makineri, madje as gurë e çakull, po vetëm pemë dhe lule, të paktën kështu mendon gjithkush kur dëgjon një premtim nga një ministër.
Me një kamera, grupi i xhirimit të "Fiks Fare" u nis drejt parkut të Dajtit. Menduam se të gjitha makineritë dhe pajisjet ishin shpërngulur dhe zona ishte pastruar.
Sapo fillon Qafa e Priskës gjetëm jo pak, por plot nëntë gurore që vazhdonin të punonin të qeta me kapacitet të plotë. Kur ndesh këtë pamje dhe, nga ana tjetër, ke dëgjuar dhe ke lexuar urdhrin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, mendon se të gjitha guroret po punojnë në mënyrë klandestine. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë, jo vetëm sepse punojnë në mes të ditës, por sepse edhe vetë strukturat e Ministrisë së Mjedisit, por edhe të pushtetit vendor kanë deklaruar prej kohësh se urdhri është i pazbatueshëm. Drejtori i shërbimit pyjor të Tiranës, z. Nazmi Ajazi, deklaron se janë të pafuqishëm për të ndalur këtë aktivitet dhe presin nga ministria ndonjë zgjidhje. "Janë 16 gurore në Dajt me dhe pa licencë. Ne si shërbim pyjor, që nga viti 2006 nuk kemi rinovuar asnjë leje për inertet. U kemi kërkuar ta ndërpresin këtë aktivitet, por askush nuk na ka dëgjuar. Ne kaq kemi në dorë. Presim nga ministria", u përgjigj drejtori i shërbimit pyjor të Tiranës.
Nga ana tjetër, edhe sekretari i Komunës Dajt, z. Njazi Deliu, shtoi se komuna i ka dërguar zyrtarisht Ministrisë së Mjedisit kërkesë për mbylljen e tyre, por deri tani asgjë nuk është bërë,
edhe pse vetë Ministria e Mjedisit e ka ngritur si problem rrezikimin e Parkut Kombëtar të Dajtit nga aktiviteti i një numri të madh subjektesh private, të cilat kishin një licencë të shfrytëzimit të këtij parku, por vetëm pesë prej tyre ishin të pajisura me leje mjedisore. Këto gurore janë gjobitur nga Inspektorati Mjedisor me nga 300-500 mijë lekë të reja.
Në zonat ku ato zhvillojnë aktivitetin, parku i Dajtit është zhveshur krejtësisht.