Mikhail Khodorkovski, miliarderi disident do të dalë në gjyq
Autori i Lajmit: A.Dralo
Moskë - Ai është qëlluar, pështyrë në fytyrë dhe futur në izolim. Asetet e kompanisë së tij janë sekuestruar nga shteti, pasuria e tij është shkatërruar dhe familja i është përçarë. Dhe tani, pas pothuaj shtatë vjetësh në burgun siberian dhe qelisë në Moskë, gjithçka është gati për të nisur procesi gjyqësor ku ai do të qëndrojë i mbyllur në një kafaz qelqi dhe do të presë verdiktin që mund ta bëjë atë gulagun modern për pjesën e mbetur të jetës. Çdo ditë ai është në shfaqje si në një ekspozitë muzeu për të cilin djali e quan, kur e sheh brenda, “akuariumi i çuditshëm”
Mikhail Khodorkovski ishte dikur një nga njerëzit më të pasur të Rusisë, oligarku më i fuqishëm, i cili u shfaq në Rusi pas vrullit të parë të kapitalizmit dhe zoti i 2 për qind të naftës së gjithë botës. Ndërsa sot, ai është i burgosuri më i njohur i Rusisë së Vladimir Putinit, një simbol i rreziqeve të sfidimit të Kremlinit dhe autor i një sërë letrash të zjarrta për gjendjen mjerane të shoqërisë nga qelia e tij e ngushtë. Në një vend ku hapësira publike është një djerrinë politike, rasti dhe letrat e tij nga burgu ndjellin një epokë tjetër. “Pa dyshim, - shkroi ai nga brenda qelisë të tij të qelqtë, - në një Rusi moderne çdo person, i cili nuk është një politikan, por vepron kundër politikave të qeverisë dhe për të drejta të zakonshme dhe universale të njeriut, ai është një disident”. Ideja e një disidenti me llogari bankare jashtë vendit dhe një ushtrie avokatësh dhe publicistësh që shkruajnë në blogje të ndryshme në emër të tij nga zyrat e tyre të sigurta në Londër dhe Uashington, duket paradoksale. Sigurisht, kjo është një rrugë shumë e ndryshme nga burgosja dhe arratisja e disidentëve të kohës sovjetike si Andrei Sakarov dhe Aleksandër Solzhenicin, të cilët kundërshtuan sundimin komunist sovjetik. Megjithatë, në Rusinë e sotme, Putini dhe shokët e tij veteranë të KGB-së e kanë shkatërruar opozitën, kanë margjinalizuar ata pak të mbijetuar të kohës së Boris Jelcinit dhe është siguruar që asnjë forcë e shoqërisë të mos jetë e fuqishme sa për të minuar sundimin e tyre. Shumica e reformatorëve të sotëm mund të organizojnë protesta të tilla të vogla si ajo në prag të festës së Vitit të Ri, që rezultoi me arrestimin e një aktivisti 82-vjeçar. Atëherë, sfida e hapur i mbetet një baroni hajdut me një të shkuar të errët, një miliarderi disident për një epokë të re në një vend që mund ta ketë ndërruar lëkurën e saj sovjetike, por jo skeletin e saj autokratik. Nga qelia e tij e qelqtë, Khodorkovski e sulmon regjimin në çdo shans që i jepet, regjim, i cili deri tani ka qenë i pafuqishëm për të ndalur deklaratat e Mikhailit, të botuara rregullisht në gazetat opozitare. Shkrimet e tij të shpeshta kanë bërë që ai të marrë dhe një çmim këtë vit për korrespondencën me shkrimtaren ruse, Ludmilla Ulitskaja. Beteja e tij financiare kundër Kremlinit është zhvilluar në shumë gjyqe evropiane për të zemëruar këshilltarët e Putinit dhe burgosja e tij është një nga problemet që shqetëson marrëdhëniet ruso-amerikane. Presidenti amerikan, Barak Obama, e ngriti problemin e tij përpara se të vizitonte Moskën vitin e shkuar dhe raporti i të drejtave të njeriut nga Departamenti i Shtetit në mars, citoi se Khodorkovski ishte mes të burgosurve politikë që ajo e identifikonte me emër. Cilido të jetë vendimi i gjykatës ndaj tij, Kohdorkovski duhet të jetë i fortë, aq i fortë sa vetë Rusia. “Unë kam qenë psikologjikisht i përgatitur për ta kaluar të gjithë jetën time prapa hekurave”, - tha Mikhail. “Nuk them se kjo më bën të lumtur, por është më e lehtë kështu”.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010