Zvicër, zbulohen fuçi me hi njerëzish në liqenin Zyrih
Autori i Lajmit: A.D
Zyrih - Dhjetëra fuçi brenda së cilave ndodhet hi trupash të djegur njerëzorë janë zbuluar të hedhura në fund të një liqeni afër qytetit zviceran të Zyrihut, pranë së cilit ndodhet dhe klinika vetëvrasëse “Dignitas”. Numri i fuçive të gjetura në fund të liqenit Zyrih është më shumë se 300. Mbi to duket qartë e stampuar logoja e një shërbimi klinike që ofron vdekje të parakohshme, “Dignitas”. Kjo klinikë eutanazie është ndër më të famshmet në Zvicër për ofrimin e këtij lloj shërbimi, ndërsa numëron më shumë se 100 qytetarë britanikë që kanë dashur ti japin fund jetës. Fuçitë me hi janë hedhur në mënyrë të jashtëligjshme dhe janë zbuluar nga policia në liqenin e Zyrihut. Themeluesi i klinikës, Ludvig Minelli, refuzoi të komentonte për origjinën e hirit të këtyre personave të djegur. Ligji zviceran nuk lejon groposjen e fuçive në mungesë të një licence tregtare, por ka politika më liberale për sa i përket së drejtës për ti dhënë fund jetës. Për një krim të tillë, në Zvicër mund të dënohesh deri në 3 vjet burg dhe 30 mijë paund gjobë. Policia zvicerane i zbuloi krejt rastësisht fuçitë, kur disa zhytës nga shërbimi i shpëtimit po kërkonin për një tendë të humbur nga njëra prej varkave të tyre. Ata lajmëruan menjëherë Agjencinë Mjedisore dhe zhytësit e policisë për tu ardhur në ndihmë. “Pasi numëruam 50 fuçitë e para, ndalëm së numëruari. Ato janë vendosur në një grumbull të madh”, - tha zëdhënësi i Agjencisë Mjedisore, Volfgang Bollack. “Fuçitë janë vendosur në një vend të sigurt dhe të mbrojtur për të respektuar dinjitetin e personave që ndodhen në to”, - shtoi ai. Një nga ish-punonjëset e klinikës “Dignitas”, Soraja Vernli, 52 vjeçe, tha se në fund të liqenit mund të ketë të paktën 300 fuçi. “Mesatarisht një në tre fuçi hidhet në liqen”, - tha ajo. Soraja tha se mbushjen e fuçive me hi fillimisht e kishte bërë vetë, ndërsa më vonë kishte kërkuar ndihmën e vajzës dhe të një punonjësi tjetër të klinikës. “Numri i fuçive të gjetura më ka shokuar”, - tha kryebashkiaku i Zyrihut. “Duket sikur fuçitë janë hedhur sistematikisht atje. Tani ne po presim rezultatet e hetimit”.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010