E Diel, 1 Nëntor 2026

Hënë, lokalizohet pas 30 vitesh roboti sovjetik, “Lunokhod 1”

Autori i Lajmit: Redaksia

Në nëntor 1970, një sondë sovjetike u ul në sipërfaqen e Hënës dhe lëshoi dy platforma. E para me emrin Lunokhod 1 zbriti në sipërfaqe për të shkrepur disa fotografi dhe kryer një sërë eksperimentesh. Ajo ishte e pajisur me një pasqyrë drite franceze, e cila mund të përdorej nga shkencëtarët në tokë për të përllogaritur distancat dhe kuptuar më mirë gjeologjinë e hënës. Dhjetë muaj më vonë, Lunokhod 1 ra në qetësi dhe vendndodhja e saj në Hënë nuk u lokalizua dot. Me kalimin e viteve rrezatuan me lazer në kordinatat e fundit që ajo kishte transmetuar me shpresën se drita do të kthehej pas nga pasqyra. Ata nuk morën asnjë përgjigje dhe menduan se roboti mund të kishte rënë në thellësi të shkëmbinjve, duke bllokuar pasqyrën e tij nga toka. Por pas pothuaj 30 vitesh, foto të një rezolucioni të lartë nga orbita e Hënës së NASA-s tregonin një objekt të çuditshëm. “Doli që përllogaritjet tona fillestare për vendndodhjen e saj të ishin shumë milje larg, - thotë Tom Mërfi, nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego. Duke përdorur një teleskop 3.5 metër të gjatë në pikën e vrojtimit Apache Point në Nju-Meksiko, Mërfi dhe ekipi i tij dërguan impulse drite drejt robotit të ri dhe e gjetën retroreflektorin në një gjendje të shkëlqyer. “E gjetëm me një shkëlqim të jashtëzakonshëm, të paktën 5 herë më të qartë se pasqyra tjetër sovjetike e robotit Lunokhod 2”, - tha Mërfi në një konferencë për shtyp. Distanca mes reflektorit të Lunokhod 1 dhe tokës u përllogarit të ishte brenda një centimetri (0.4 inç). Shkencëtarët duan të mbledhin informacionet për pozicionimin e Lunokhod 1 në një rrjet ekzistues. Përveç reflektorëve sovjetikë, astronautët e NASA-s kanë vendosur retroreflektorë dhe në sipërfaqen e Hënës gjatë misioneve Apollo në Hënë, 1969-1972.

Ky lajm është publikuar: 29/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›