Laura Bush: "Xhorxhin tentuan ta helmojnë"
Autori i Lajmit: A.D
Uashington – Për herë të parë gjatë jetës së saj, ish-Zonja e Parë amerikane u beson Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në librin e titulluar “Fjalë zemre” (Spoken from the heart) Laura rrëfen peripecitë e jetës së saj dhe mbi të gjitha dyshimet se gjatë një mbledhjeje të G8 në Gjermani, disa vite më parë, ishte tentuar të helmohej presidenti Xhorxh Bush dhe delegacioni diplomatik amerikan. 63-vjeçarja tregon gjithashtu dhe eksperiencën e aksidentit vdekjeprurës të të dashurit të saj kur ishte 17 vjeç, autore e së cilës kishte qenë vetë ajo. Libri autobiografik që pritet të publikohet për herë të parë më 4 maj ka gjithashtu dhe një vlerë të veçantë politike. Zonja Bush mbron me shpatë në dorë bashkëshortin e saj kundër akuzave për “paaftësi” nga kryetarja e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, Nensi Pelosi, por dhe etiketimet si “gënjeshtar” nga kreu i mazhorancës demokrate në Senat, Harry Reid. “Janë akuza shumë dashakeqe dhe militante”, - thotë në libër thotë 63-vjeçarja. Lidhur me akuzat, ish-presidenti Republikan pritet të vetëmbrohet me librin e vet autobiografik “Pikat e vendimit” që pritet të dalë më nëntor. Xhorxh Bush përshkruan në libër 15 zgjedhjet më të rëndësishme të presidencës së tij, nga lufta kundër terrorizmit, sulmet e Al-Kaedës ndaj kullave binjake, pushtimin e Irakut e deri tek tragjedia e uraganit Katrina në Nju-Orlins. Në “Fjalë zemre” Laura pranon se sjellja e bashkëshortes së presidentit në një katastrofë të tillë natyrore ishte reagim racional dhe njerëzor. Bush akuzohet se nuk ka shkuar menjëherë në qytet duke e mbikëqyrur situatën nga ajri dhe se nuk kishte reaguar me shpejtësi për të ndërhyrë në terren. “Fillimisht, Xhorxhi qëndroi larg, sepse nuk donte të pengonte forcat e sigurisë që mundoheshin me të gjitha përpjekjet për të shpëtuar popullin. Ai nuk donte të shkaktonte humbjen e asnjë jete njerëzore”. Në lidhje me këtë pikë pritet dhe versioni i Bushit, i cili në librin e tij pranon se ka kryer gabime, ndoshta dhe në Irak. Në lidhje me tentativën e helmimit në Gjermani, Laura thotë se delegacioni amerikan ishte ndjerë keq dhe se Xhorxhit i ishte dashur të qëndronte i shtrirë në shtrat për të paktën gjysmë dite. “Mjeku na tha se ishte një virus, por ne nuk kemi arritur kurrë të konstatojmë nëse kjo ka ndodhur dhe me delegacionet e tjera”, - shkruan Laura. Më shumë se sa politika, Amerikës i interesojnë më shumë detajet rreth aksidentit rrugor të të dashurit të saj më 6 nëntor 1963 në Teksas, që i kushtoi jetën të riut Mike Douglas. Ai ishte një kampion atletike në shkollën e Zonjës së Parë të ardhshme. Laura tregon se atë natë duke i dhënë makinës së të atit, nuk kishte ndaluar në një pikëndalimi dhe kishte goditur makinën e vogël “Corvair” të mikut të saj. “U hap dera dhe unë dola nga makina”, - kujton Laura. “Kujtoja atë që kisha bërë dhe iu luta zotit që të mos kisha vrarë askënd”. Lutjet ishin të kota, pasi djali vdiq pak orë më pas në spital. Ish-Zonja e Parë pranon se në momentin e aksidentit ishte duke biseduar me një shoqen e saj brenda në makinë, ndërsa konfirmon se, nëse “Corvair” do të ishte më e fortë, Mike do të kishte mbijetuar.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010