“Galaktikët” rrezikojnë vendin
05/01/2005
Është bashkuar me Real Madrid dhe dora e tij është ndjerë menjëherë. Qysh në seancën e parë stërvitore, nuk ka toleruar kapriçot e Devid Bekham dhe e ka lënë jashtë stërvitjes. Futbollisti është zemëruar shumë me trajnerin e ri dhe një ditë më pas, ka polemizuar me ton të lartë. Duket se Bekham do ta ketë të vështirë jetën me trajnerin Luksenburgo. Trajneri që në të shkuarën ka stërvitur nacionalen braziliane, njeh mjaft mirë Roberto Karlos dhe Ronaldon (të dy këta të fundit kanë folur me superlativa për ardhjen e trajnerit në Madrid), ka bërë të qartë për të gjithë futbollistët e skuadrës: “Nuk duhet të ngatërrojmë marrëdhëniet e mia profesionale me ato personale. Roberto Karlos dhe Ronaldon i njoh mjaft mirë personalisht, por kjo nuk do të thotë se ata do të jenë të privilegjuar”. Trajneri më pas flet për pritjen që i është bërë në Madrid: “Stafi drejtues dhe Arrigo Saki më kanë uruar punë të mbarë. Tani unë dhe skuadra duhet t`i nënshtrohemi punës, për të arritur rezultate të mira. Vetëm nëse do të japim maksimumin, atëherë do të pretendojmë për të fituar trofe të rëndësishëm”. Në një intervistë të gjatë me gazetën e përditshme spanjolle “AS”, ish-trajneri i Santos ka shpjeguar: “Media në Spanjë më ka përcaktuar si një trajner shpëtimtar nga ferri, por në të vërtetë unë jam një trajner normal që respekton futbollistët e tij dhe pretendon nga ta respekt reciprok. Për mua llogariten stërvitjet, aplikimi i lojës, disiplina dhe motivimi në fushë. Nuk fitohen ndeshjet në kampionat dhe Ligën e Kampioneve, pa pasur motivimin e duhur”. Trajneri ka shpjeguar: “Te Real Madrid asnjë futbollist nuk e ka vendin të sigurtë. Do të luajnë ata që e meritojnë, pra ata që japin maksimumin në stërvitje dhe nuk do të jetë çudi, nëse shihni “Galaktikë” të ulur në stol”. Luksemburgo nuk është magjistar, nuk pretendon ta nxjerrë menjëherë Realin nga kriza, por është i bindur që do të shihen frytet e punës së tij: “Nuk pretendoj të zbuloj ndonjë formulë fituese për Realin, por do të jap maksimumin tim dhe mendoj se rezultatet do të shihen”. Trajneri ëndërron Ligën e Kampioneve, që sipas tij, është trofeu më i rëndësishëm për një klub evropian. Në këtë kompeticion, skuadra e tij do të ndeshet me Juventusin: “Do të jetë shumë e vështirë, sepse bardhezinjtë janë në formë. Kam ndjekur disa ndeshje të tyre gjatë këtij sezoni dhe kam parë një skuadër solide. Të fitosh kundër Juventusit, duhet të japësh gjithmonë maksimumin”- ka përfunduar trajneri i ri i Real Madrid.