Prokuroria zgjat afatet e hetimit për tutorët fierakë
05/01/2005
TIRANË – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur në Gjykatën e Krimeve të Rënda edhe tre muaj afatet e hetimit për të pandehurit, Meritan e Stefan Sula dhe Besjan Rama. Të pandehurit akuzohen se që nga viti 1997 e deri në fund të 2003-shit, kur janë vënë në pranga, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme para. Me këto para ata kanë bërë të mundur blerjen e një skaneri për qytetin e Fierit. Prokurori Etjen Kapo, tha se zgjatja e afateve u bë për të pritur materialet nga shteti belg, ku mendohet se tre të pandehurit kanë ushtruar veprimtarinë kriminale. Sipas akuzës, ata kanë trafikuar në këtë shtet shumë femra, por në polici janë akuzuar nga Elizabeta Shpati. Zgjatjen e afateve të hetimit e kanë kundërshtuar të pandehurit, nëpërmjet avokatëve të tyre. Por kërkesa nuk është marrë parasysh dhe është rrëzuar nga gjykata. Elizabeta Shpati është nga fshati Drizë i Fierit. Në polici dhe më pas në Prokurori, ajo është shprehur se është trafikuar nga bashkëshorti i saj, Stefan Sula. Ndërkohë që vëllai i tij, Meritan Sula, e survejonte gjatë kohës së punës. I pandehuri i tretë, Besjan Rama, e ka ndihmuar vajzën duke i nxjerrë një pasaportë false. Procedimi penal për dy vëllezërit, akuzuar si trafikantë, u regjistrua më 16 shkurt 2004. Por, gjithsesi, dy vëllezërit nuk u arrestuan. Prokuroria e Krimeve të Rënda priste ardhjen e një letërporosie nga Belgjika, vendi ku është ushtruar edhe aktiviteti i prostitutës. Ndërsa pritej letërporosia, vajza nga fshati Drizë i Fierit, merret në pyetje nga prokurorët. Ajo arrin të implikojë në trafikim edhe shtetasin Besjan Rama, po nga ky fshat. Vajza është shprehur se Besjani i ka nxjerrë pasaportën në vitin 1999 deri në 2003-shin, pasaportë që e ka ndihmuar të bëjë prostitutën. Veç kësaj, vajza është shprehur se, Besjan Rama ka trafikuar në Belgjikë edhe një vajzë tjetër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Me këto deklarime, Besjan Rama vihet në pranga dhe në datën 28 korrik 2004, gjyqtarja Flora Hajredinaj vendos masën e sigurimit burg pa afat. Në 31 tetor u komunikohet masa me burg pa afat dy vëllezërve Sula.