Plumba djalit të zv.shefit të kundërzbulimit maqedonas
05/01/2005 Në lagjen "Taftalixhe" të Shkupit, të shtunën rreth orës 18.00, nën ushtimën e fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera shpërthyese, janë përzier edhe 9 a 10 të shtëna nga armë zjarri, nga të cilat tre plumba kanë goditur në një BMV, 17-vjeçarin Aleksandar Verushevski, të birin e njeriut të dytë të Agjencisë së Zbulimit e Kundërzbulimit të Maqedonisë, Zoran Verushevskit. I plagosuri, nga shokët e tij, dy veta të pranishëm në makinë dhe të pagoditur, është dërguar në Qendrën e Urgjencave të Spitalit Shtetëror të Shkupit dhe mjekët thonë se jeta e tij nuk është në rrezik, pasi goditjet i ka nën kofshë, ndërsa ata që kanë shtënë janë parë nga dëshmitarët se si janë larguar nga vendi i ngjarjes mes hapësirave të godinave të banimit rreth parkingut ku ka ndodhur ngjarja.
Adoleshenti
Aleksandar Verushevski, 17 vjeç, ishte dhe shkaktar i ndërrimit të babait të tij, Zoran Verushevski, nga posti i drejtorit të Drejtorisë për Zbulim e Kundërzbulim të MPB të Maqedonisë. Verushevski më vonë u emërua në postin e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Maqedonisë, që është në kompetenca të Presidentit Cërvenkovski. Verushevski i ri, edhe pse ende i mitur, ka një dosje të trashë kriminale, ka marrë pjesë në më shumë zënka mes të rinjsh dhe nga ai tashmë e kanë pësuar dy veta, njërin e kishte therur me thikë, ndërsa tjetrin më vonë e ka plagosur.
Motivi
Motivi edhe i ngjarjes së fundit duket të jenë hesapet e pasqaruara mes dy grupeve të rinjsh, njërin prej të cilëve e udhëheq i biri i kundërzbuluesit të dytë të Maqedonisë, Verushevski. Incidenti i fundit i Aleksandar Verushevskit pati ndodhur në lagjen "Aeroporti" të Shkupit, kur ai kishte "huazuar" nga babai edhe makinën zyrtare dhe kishte nxjerrë bile edhe nga kartela e tij zyrtare bankare rreth 800 euro. Për shkak të këtij incidenti të të birit, babai i tij Zoran Verushevski, u bë temë në mbledhjen e parë të Qeverisë dhe u shkarkua nga posti i drejtorit të Drejtoratit për Zbulim e Kundërzbulim të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, post në të cilin ishte emëruar në zgjedhjen e Qeverisë së Hari Kostovit.