E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zherrard mohon largimin

Në një intervistë për tabloidin “Daily Mirror” kapiteni i “Të Kuqve” ka mohuar në mënyrë kategorike lajmin mbi një largim të mundshëm (për shkak të një sherri të hamendësuar me trajnerin Benitez) nga klubi ku u rrit dhe mori famë. “Nuk është aspak e vërtetë, nuk e kuptoj dot se si mund të thuhen gjëra të tilla, plotësisht të trilluara”, theksoi Zherrard. Ndërkohë, vazhdon të përbëjë lajm e ardhmja e trajnerit spanjoll në krye të stolit të kuq. Së fundi flitet se Gus Hidink mund të jetë pasardhësi i Benitezit, i cili mesa duket, i ka ditët e numëruara në "Anfield Road".                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›