Kielini: Roma vendos fatin e sezonit tonë
Pas humbjes 1-0 përballë Kievos në “Bentegoti” kriza e “Zonjës” është bërë më e rëndë dhe tashmë ekipi bardhezi e sheh veten në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme të Serisë A.“Takimi i të shtunës është vendimtar për ne. Ose do të ngrihemi në këmbë, ose do të shkatërrohemi pa gjurmë. Mund të jetë një pikë kthese, por sigurisht që nuk pres që në këtë moment të sezonit Roma të jetë para nesh”, theksoi qendërmbrojtësi italian i Juves.Sipas Kielinit, ky është momenti më i përshtatshëm prë t’u prëballur me verdhekuqtë. “Tre pikët në këtë sfidë janë vendimtare për t’i lënë ata prapa në klasifikim”, shtoi ai.