E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galerite e vdekjes, viktima e 15-te

Bulqize- Minatori i bllokuar brenda galerive te Bulqizes, pas shembjes se masivit te kromit gjate germimeve, nuk ka mundur t'i mbijetoje tragjedise qe ka shkaktuar viktimen e 15 ne dy vjet. Pas me shume se 12 ore kerkimesh, skuadra e avari-shpetimit ka mundur qe te gjeje trupin e pajete te minatorit Arjan Duva. Ka qene ora 17 e nje dite me pare, kur galeria ne te cilen punonte 38-vjecari, eshte shembur shume prane vendit ku ndodhej se bashku me nje tjeter minator, Astrit Kuken, i cili mbeti i plagosur dhe u nxore ne kohe prej galerise. Ministria e Ekonomise kishte urdheruar prej muajsh mbylljen e ketyre galerive, per mungese te kushteve teknike dhe te sigurise, por firma te ndryshme dhe vete individet, germonin ne thellesi per te nxjerr sasi kromi me qellim, shitjen dhe sigurimin e te ardhurave.

Gjetja

Arjan Duva, eshte gjetur i pajete dhe i demtuar fizikisht aq sa ka qene i pamundur identifikimi i trupit, ndonese ishte deklaruar zhdukja e tij, ne thellesi te galerive ne zonen "D" te minieres. Trupi u gjet nga grupi i avarise se shpetimit te mberritur nga Tirana, rreth ores 08:00 te mengjesit. Pas disa oresh forcat e shpetimit kane nxjerre nga rrenojat minatorin 38-vjecar, i cili 4 dite me vone kishte planifikuar te shkonte ne Greqi. Sipas burimeve nga policia e Bulqizes, 2 minatoret ishin duke punuar ne nje galeri, per te cilen kohe me pare ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, ka dhene vendimin qe te mos lejohej nxjerrja e mineraleve prej saj, per shkak te rrezikut qe paraqiste kryerja e punimeve ne kete zone.

Hetimet

Deshmitare te ngjarjes thane se 38 vjecari, kishte hyre ne tunel me nje litar te cilin e mbante lart shoku i tij Astrit Kuka. Rreth ores 17:00 eshte shembur muri i galerise, duke zene poshte Arjan Duven qe ndodhej ne thellesi, ndersa eshte plagosur 34 vjecari Kuka. Ky i fundit arriti te dilte nga galeria duke dhene alarmin per kolegun e mbetur nentoke. I plagosuri u dergua menjehere ne spitalin e Bulqizes, ku paraqitet jashte rrezikut per jeten. Asnje nga drejtuesit e minieres, nuk ka pranuar te prononcohet, duke u justifikuar me faktin se dy te aksidentuarit kane hyre me iniciativen e tyre ne miniere dhe nuk kane qe ne te punesuar prej tyre. Trupi i te ndjerit eshte terhequr nga familjaret dhe pritet te zhvillohet ceremonia mortore. Nderkohe qe dje i plagosuri Kuka, ka dhene shpjegime per ngjarjen dhe pritet te sqarohet lidhja e tyre me firmen e mineralit te kromit, ku thuhet se ishin te punesuar.

Ministria

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes sqaroi diten e djeshme se aksidenti ka ndodhur pasditen e se dieles ne galerine 62 te zones qendrore-jugore, te ish-minieres se Bulqizes. "Galeria ne te cilen ka ndodhur aksidenti ka qene e mbyllur me shembje dhe meqe ndodhej brenda zones se rrezikut te Kategorise se Pare, te caktuar ne urdhrin e ministrit, me 30 qershor 2008, per te nuk eshte dhene dhe nuk parashikohet asnjehere te jepet leje shfrytezimi", deklaroi Ministria nepermjet zedhenesit te saj. Ne fund te shtatorit 2008, hyrja e kesaj galerie eshte mbyllur me shembje ne prezence te forcave te policise. Dy minatoret sqarohet se jane futur ne zonen e shembur duke shfrytezuar pushimin e te dieles, duke punuar per disa ore. "Kjo galeri nuk ka lidhje jo vetem me "Darfo", por me asnje leje tjeter shfrytezimi te dhene ne kete zone", sqaroi Ministria, duke kerkuar edhe qe deputete e politikane te ndryshem, te mos i perdorin keto fatkeqesi per deklaratat e tyre.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›