E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri shkrumbon magazinen e gomave

Fushe-Kruje- Nje magazine gomash eshte shkrumbuar plotesisht ne autostraden Fushe-Kruje-Lezhe, duke shkaktuar nje dem prej miliona lekesh. Burime nga Policia e Krujes bejne te ditur se, zjarri ka rene rreth ores 00.30 te mengjesit te djeshem ne objektin ku mbaheshin pervec gomave edhe pajisje elektrike, prane aksit Fushekuqe-Mamurras, jo shume larg fshatit Derven. Sipas policise, nuk ka pasur deme ne njerez, pasi ne momentin e shperthimit te flakeve nuk gjendej njeri ne magazine, ndersa demet e shkaktuara llogariten ne 20 milione leke. Sipas burimeve zyrtare te policise, ngjarja po hetohet ne dy pista per te zbuluar shkaqet e djegies se magazines. Burime nga grupi hetimor thane se, "nje nga shkaqet e djegies se magazines eshte zjarrvenia e qellimshme dhe pista e dyte, qe zjarri mund te jete shkaktuar nga nje shkendije elektrike dhe me pas eshte perhapur ne gjithe objektin". Flaket e rena dhe tymi qe ka perfshire magazinen, eshte vene re fillimisht nga ana e rojeve te lokaleve ne ane te rruges kombetare, te cilet menjehere kane lajmeruar Komisariatin e Fushe-Krujes. Ne pak minuta ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu se bashku me efektivet e zjarrfikeses, po per shkak te permasave te flakeve nuk kane mundur dot te shmangin demet e medha. Sipas pronarit te magazines, mesohet se demi eshte i pallogaritshem, ndersa nuk ka ditur te shpjegoje arsyet e ngjarjes.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›