E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Toni me Milanin, do turpërohesha

Milani e vuan mungesën e rezultateve në kampionat dhe eliminimin nga Champions. Përgjegjësi për këtë krizë ka edhe reparti sulmues, që nuk ka funksionuar ashtu si pretendohej. Arsyet janë të ndryshme: dëmtimi i Ronaldos, mosha (tashmë jo e vogël) e Inzagit dhe forma e dobët e Xhilardinos. Një krizë që mund të ishte evituar, nëse rreth tre vjet më parë Adriano Galiani do të kishte blerë Luka Tonin. Rreth këtij lojtari, presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, tha: "Afro tre vjet më parë, kur Tonin ia ofrova Milanit, Galiani m‘u përgjigj se do t‘i vinte turp ta shikonte këtë sulmues në ‘San Siro‘ me fanellën kuqezi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›