E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi vë 3 kushte për ceremoninë

Franca ka bërë të qartë se do të vendosë disa kushte për të mos bojkotuar ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit. Presidenti Nikolas Sarkozi ka bërë të qartë se do të marrë pjesë në ceremoninë e datës 8 gusht, vetëm nëse Kina do të respektojë tri kërkesa të thjeshta rreth raporteve me Tibetin. "Në mënyrë që Sarkozi të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike duhet që të ndalet dhuna ndaj popullatës së Tibetit, duhet të lirohen të burgosurit politikë, ndërsa duhet që të hapet një hetim rreth ngjarjeve tibetiane, duke filluar dialogun me Dalai Lamën", ishin tri kushtet që u bënë të ditura nga sekretari i Shtetit për të Drejtat e Njeriut, Rama Jade. Sipas këtij të fundit, Presidenti i Francës do ta marrë vendimin e tij duke parë zhvillimin e ngjarjeve dhe respektimin e premtimeve të bëra nga pala kineze, e cila kishte garantuar respektimin e të drejtave të njeriut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›