Raul: Pas Evropianit dua Botërorin
Sulmuesi i Realit të Madridit, Raul, beson se ka shanse të marrë pjesë në Evropian nëse arrin të ruajë formën aktuale që ka. "Kam shumë dëshirë të marr pjesë në aktivitet. E di që është situatë e komplikuar, pasi grupi aktual ka siguruar kualifikimin dhe trajneri u beson këtyre futbollistëve. Por nëse vazhdoj të ruaj formën që kam, mund të gjej vend në listën prej 23 lojtarësh. Nuk kam çfarë t‘u provoj njerëzve, pasi mendoj se duhet vetëm të argëtohem. Ëndrra ime është të marr pjesë në Botërorin 2010, që do të ishte i katërti i karrierës sime", deklaroi Raul.