E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kahn kundër Klinsman: Po na pengon!

Kapiteni i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të ardhshëm të skuadrës bavareze, Jurgen Klinsman, duke pretenduar se ky i fundit po bën që skuadra të humbë përqendrimin në garën e saj për të fituar tri trofe në këtë edicion. Ish-trajneri i Gjermanisë ndoqi në stadium takimin e Kupës UEFA ndaj Getafes, të përfunduar në barazim 1-1 dhe për Kahn ky ishte shqetësimi kryesor. "Këtë e konsideroj mungesë stili, pasi nuk duhen bërë gjëra të tilla. Ne po ecim drejt suksesit në tri turne dhe kjo sjellje e shmang përqendrimin. Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë për një trajner që do të marrë drejtimin në vitin e ardhshëm, i cili të ndjekë ndeshjet e skuadrës në sezonin aktual", u shpreh portieri i ekipit bavarez. Kahn nuk ka një raport të mirë me Klinsman që pas Botërorit 2006, ku ai u la në stolin e rezervave të kombëtares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›