E Diel, 1 Nëntor 2026

Galica: Eliminojmë veprimet e paefektshme dhe mposhtim Adën

Nga Julian Kasapi

Sipas sulmuesit, Lushnja do të dhurojë fitore me spektakël, kjo edhe për tifozët, të cilët do të mungojnë në këtë ndeshje 

Skuadra e Lushnjës do të presë në shtëpi Adën e Velipojës, për të cilën po bën përgatitjet e fundit në prag të kësaj sfide. Pas ndeshjes së parë të luajtur po në shtëpi ndaj Besëlidhjes, e cila përfundoi me fitoren minimale 1-0, lushnjarët kanë rishikuar strukturën e tyre për të riparuar gabimet që u vunë re në atë ndeshje.

Skuadra kërkon akoma koalidim, por kjo nuk është se do të ndodhë me magji. Motoja e javës për Lushnjen ka qenë, punë në të gjithë sektorët dhe përmirësim. Tekniku Bano ka provuar dhe skema të reja në ndeshjen e kontrollit që ka zhvilluar në mesjavë, duke reflektuar përmirësime.

Gjithçka luhet për të marrë pikët e plota ndaj një  skuadre, e cila në të shkuarën ka qënë superiore sa I përket rezultative ndaj Lushnjes. Nisja e sezonit me një fitore ishte ajo që duhej për grupin e futbolistëve lushnjarë, të cilët në kohë rekord kanë krijuar një skuadër me emra të rëndësishëm për Kategorinë e Parë e ndoshta edhe për Superligën.

Një nga blerjet e verës në skuadrën verdhejeshile, sulmuesi shkodran, Elham Galica, në takimin e parë ndaj Besëlidhjes, dukej se nuk ishte përshtatur ende me ritmin e lojës në skuadër, pasi kombinimet e tij me Mikel Cankën nuk ishin në nivelin e duhur. Shkodrani erdhi në Lushnje me shpresën se ai zëvendësonte shumë mirë, Fatjon Sefën, I cili u largua tek Besa e Kavajës.

Specialsitët mendojnë se shkodrani do kohë të ambjentohet, ndërsa ai vetë e kupton se nuk ka kohë për të humbur në mënyrë që lushnja të arrijë objektivat. Sigurisht që në ndeshjen e parë kishim mangësi dhe kjo u duk në pjesën e parë. Më pas në pjesën e dytë skuadra jonë hyri në lojë dhe dominoi takimin, ku ne duhet të kishim shënuar më shumë se një gol, I cili u shënua nga Canka.

Këtë javë kemi punuar që të mos përsëriten gabimet e ndeshjes së parë dhe tja dalim me sukses me skuadrën e Adës dhe të marrim pikët por edhe të prodhojmë futboll të bukur. E njohim kundërshtarin, i cili ka një skuadër me djem të rinj dhe të vështirë për tu thyer, por ne nuk kemi alternativë tjetër përvec fitores, të cilën do e arrijmë.

Stafi teknik nuk  ka folur për rëndësinë e ndeshjes dhe për të eliminuar në maksimum veprimet e paefektshme në takimin me Adën. Jam i bindur se skuadra do të arrijë të shprehet dhe të fitojë. Më vjen keq që tifozët nuk do të na mbështesin, por unë premtoj se nuk do të jetë skuadra e  takimit të parë, por do të jetë fituese dhe me lojë bindëse, tha Galica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›