Vetëvaret nëna e 3 fëmijëve
VLORE - Një 30-vjeçare nga qyteti i Vlorës ka zgjedhur vetëflijimin paraditen e djeshme, duke u varur me litar në tubin e dushit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen "24 Maji" të qytetit. Nëna e tre fëmijëve është gjetur e pa asnjë shenjë jete, pasi i dha fund asaj në kushtet e depresionit nervor. Mësohet se Aurela Jahaj, prej kohësh kurohej për probleme depresioni si dhe merrte mjekim të vazhdueshme. Sipas policisë, dyshohet se neglizhenca në konsumimin e barnave ka shkaktuar dhe rëndimin e gjendjes së saj. Viktima ishte e papunë dhe kujdesej për tre fëmijët e mitur. Ajo nuk kishte dhënë shenja të ndonjë tentative vetëflijimi dhe sipas familjarëve nuk kishte pasur debate me ta. Ngjarja ka qenë tronditëse për ta, pasi në momentin kur është gjetur gruaja, nuk kishte asnjë shpresë për shpëtimin e saj. q.b