E Diel, 1 Nëntor 2026

"Megjithëse Shqipëria është larg, jemi shumë afër me atdhetarët në SHBA"

31/01/2005  Federata "Vatra", jep pritje të veçantë, për vizitën e Berishës në Amerikë

Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e Tij, zonja Liri Berisha, Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, zoti Fatmir Mediu, dhe bashkëshortja e tij, janë pritur dje në aeroportin e Nju Jork-ut, "John. F. Kenndy", nga disa dhjetëra bashkatdhetarë. Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, e cila po organizon dhe pritjen në Nju Jork, për takimin me Berishën, shtroi një darkë për nder të delegacionit. Në të ishin ftuar për të marrë pjesë vatranët, të cilët kishin ftuar edhe shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trojet etnike, politikanë e biznesmenë me banim në Nju Jork e rrethe, gazetarë nga Shqipëria, Ambasadorin Osmo Lipponen, ish Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si dhe diplomatin Lublin Dilja. Kryetari Federatës PanShqiptare të Amerikës ,VATRA, zoti Agim Karagjozi, në emër të vatranëve, pasi i uroi mirëseardhjen, foli mbi rëndësinë e kësaj vizite si dhe vlerësoi rolin e Berishës në demokratizimin e Shqipërisë, prej rrëzimit të komunizmit e deri në ditët e sotme. Ai, tha se "është një kënaqësi e veçantë që midis nesh, sot, është Presidenti Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga bashkëshortja e Tij, zonja Liri Berisha, Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, zoti Fatmir Mediu, dhe bashkëshortja e tij, Ambasadori Osmo Lipponen, ish Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si dhe diplomati Lublin Dilja". Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Kryetar i PD-së, Sali Berisha, tha me këtë rast se, ndjehej i emocionuar që ndodhej midis atdhetarëve, patriotëve dhe demokratëve shqiptarë në Amerikë. Berisha, tha se megjithëse jemi larg gjeografikisht, jemi shumë afër me ju në idealet që kemi sëbashku. Në këtë fjalë të shkurtër përshëndetëse, ai vuri në pah edhe rolin e kontributin historik të shqiptarëve të Amerikës, në demokratizimin e vendit tonë, çlirimin e Kosovës, dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në të gjitha trevat. Më pas, ai shprehu besimin e fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›