Topalli, Amerikanët do të vijnë në mars për fushatën
31/01/2005 Nënkryetarja e PD-së, konfirmon marrëveshjen me Kompaninë që bëri fushatën e Bushit
"Grifit & Rogers" agjensia, e cila do të zhvillojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike, do të vijë në Shqipëri në fund të muajit shkur ose në fillim të muajit mars. Pas nënshkrimit të kontratës për bashkëpunim me forcën më të madhe opozitare në vendin tonë, ekspertë të kësaj agjensie do të vijnë të shikojnë nga afër situatën politike dhe elektorale në Shqipëri. Sipas nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli, "kjo agjensi merr përsipër të bëjë fushata elektorale me palën që është më pranë pushtetit. Ata kanë nuhatje për të kuptuar se kush ka më shumë shance për të fituar në zgjedhje, ndaj kanë marrë përsipër fushatën e PD-së". Gjithashtu, thekson Topalli, "këta ekspertë do të ndikojnë në mënyrën e zhvillimt të fushatës, pasi në vendin tonë nuk ekziston ndonjë praktikë e tillë elektorale". Ndërkohë që, bashkëpunimi mes PD-së dhe agjensisë Grifit & Rogers, është bërë e mundur nga lobi i shqiptarëve të Amerikës. Ky bashkëpunim është zyrtarizuar pas vizitës së liderit demokrat, Sali Berisha, në SHBA, disa ditë më parë. Agjensia e cila ka zhvilluar fushatën fituese të vitit që shkoi për presidentin e SHBA, Xhorxh Ë Bush, do të fillojë punën përgatitore për zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere në vendin tonë. Veprimi i demokratëve, duke sjellë një agjensi amerikane për të zhvilluar një fushatë elektorale, për nga lloji është unike në vendin tonë, por për Ballkanin do të jetë hera e dytë. E njëjta agjensi ka zhvilluar dhe fushatën fituese të Kryeministrit të Maqedonisë, Boris Trajkovski. Ky është hapi i dytë i papritur i demokratëve, pas deklarimit të Komitetit të Orientimit të Politikave.