E Diel, 1 Nëntor 2026

Granata plagos rëndë nusen dhe vjehrrën

31/01/2005  

Ike dhe Nexhmije Shehu "mihin" në bahçe municionine luftës së dytë botërore

Një granatë e luftës së dytë botërore shpërtheu dje në një fshat të Tiranës, duke plagosur dy gra. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:30 në Yrshek, pak kilometra larg kryeqytetit. Lëndohen rëndë Nexhmije dhe Ike Shehu.

Ngjarja

Vjehrra, Ikja dhe nusja e djalit të saj, Nexhmija ishin ngritur që në mëngjes dhe mihnin bahçen para shtëpisë së tyre. Gratë punon me kazma e lopata, pasi atje nuk kishte rrugë për ta punuar me traktor. E moshuara 65-vjeçare punonte pak metra larg 33-vjeçares, pasi vitet mbi supe nuk ia lejonin epërsinë ndaj të së resë. Ka qenë pikërisht ky fakt ai që i shpëtoi jetën. Burime nga komisariati i policisë nr 4 bëjnë të ditur se plaka kishte qenë me kokën e ulur, kur kishte dëgjuar shpërthimin e fuqishëm, që e shtriu përtokë, madje e hodhi tutje. Pa arritur të kuptonte se çfarë po ngjiste, Ike Shehu pa të dergjej në një kënd të bahçes, nusen e djalit. Zhurma e shpërthimit u dëgjua fatmirësisht shpejt nga familjarët, të cilët u shkuan në ndihmë grave, të cilat nuk ishin në gjendje të lëviznin nga vendi. Të njëjtat burime shtojnë se teksa punonte tokën me kazëm, Nexhmija kishte hasur në një granatë, e cila kishte shpërthyer menjëherë nga forca e ushtruar nga tehu e veglës së punës. Në vendin e ngjarje shkoi menjëherë grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para. Nga kqyrja paraprake, rezulton se granata i përket luftës së parë botërore, por për fat të keq, ishte ende në gjendje luftarake. E megjithatë, municioni do të dërgohet për analizë tek specialistët e togës xheniere.

Shëndeti

Të plagosurat mësohet se janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se në gjendje më të rëndë shëndetësore parqitet nusja, Nexhmija. Gruaja 33-vjeçare ka të këputur krahun e djathtë, me të cilin mbante kazmën. Veç këtij dëmtimi të rëndë, ajo ka plagë të mëdha dhe në pjesët e tjera të trupit dhe në fytyrë. Bluzat e bardha u kujdesën që ajo të futej menjëherë në sallën e operacionit për ti shpëtuar jetën. Megjithë ndihmën e dhënë, ka gjasa që Nexhmije Shehu të mos arrijë të mbijetojë. Ajo gjendet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, në gjendje kritike. 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për viktimën e granatës. Sakaq, ndryshe ngjet me vjehrrën e saj, Iken. E moshuara 65 vjeçare ka arritur të shpëtojë pa asnjë dëmtim të rëndë. Të njëjtat burime nga institucioni shëndetësore theksojnë se ndihma e parë mjekëore që i ëhstë dhënë plakës ka qenë efikase. Duke qenë se ajo nuk kishte plagë të rënda, ndërhyrja e mjekëve ka rritur ta ngrejë në këmbë. Pas disa orëve qëndrimi në shtretërit e spitalit, Ike Shehu ëhstë dërguar në shtëpi, ku do të mjekohet gjatë ditëve të ardhshme. Një incident i rëndë me granatë ndodhi në fillim të muajit gusht në fshatin Prezë të Tiranës. Teksa luante me shokët, teksa ruante bagëtinë në luadh, ra në mina dhe humbi jetën një vogëlush 10 vjeçar nga lagjija Palaq e kësaj komune. Municioni që vrau të voglin i përkiste vitit 1997, por nuk u gjet asnjëherë personi që kishte "mbjellë" zonën me granata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›