E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër pranga trafikantit shqiptar

31/01/2005  

Një emigrant ilegal Ahmet Bosnja, ka futur në mënyrë klasndestine disa prostituta nga Shqipëria në Angli. Ai i detyronte vajzat të shkonin me më shumë se 20 meshkuj në ditë. Por ai ishte kapur nga skuadra e emigracionit vendas. Bosnja i veshur me rroba sportive, qëndronte me kokë ulur brenda një furgoni pranë hotel "Hilton" në parkun qëndror të Londrës. Gangsteri ka hyrë në Angli 5 vjet më parë me një pasaportë false, duke pretnduar se ishte grek me emrin Nikos Kavukas. Bosnja ëhstë diktuar duke bërë pazar me policët britanik, në lodhje me 5 femra për një festë. 200 paund ora dhe 1000 paund nata ishte ky ccmimi për femrat që ai kishte nën kujdestari. Ndërhyrësi i mbiuajtur Meti, i kishte sjellë vajzat në Angli me pasaportë false dhe më pas i kishte ndjerrë ato për të ushtruar profesionin e prostitutës. Bosnja një qytetar musliman që jeton në Greqi nuk kishte punuar asnjë ditë që kur kishte shkuar në Londër. Duke u maskuar si grek ai mund të jetonte në Angli si një qytetar evropian. Një nga viktimat e tij është shprehur se ai nuk bënte asnjë gjë q ëtë binte në sy, por preferonte që të rinte në hije. Ne e kemi kontaktuar Bosnjën përmes eskortës së tij, duke u hequr si bisnezmnë që dëshironim të merrnim 10 vjaza për një festë. Na la takim në hotel Hilton, por ai nuk u duk. Në fakt mna dergoi nje prostitutë shqiptare, e gjate bionde që e quanin Luiza. Ajo ëprmedni emrin e ndërhyrësit dhe jo të tutorit. Pas asaj nate Bosnja na la një takim. Ai erdhi të prenten në Hilton me Luizën në dhomën tonë. Na njoftoi se për të nesërmen në darkë ai mund të na siguronte 5 vajza, me vlerën 1000 paund secila. Kurse personi që e shoqëronte shtoi se nëse dëshirnim mund të na sillte nga Shqipëria vajza akoma më të mira me 10.000 paund. Dosja është e shoqëruar me video të cilat do t'i shërbejnë policisë. Ministri i emigracionit është shprehur se ky ishte një operacion që përfundoi me arrestimin e një mafiozi. Do të jemi më të kujdesshëm në vëzhgimin e aksioneve të tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›