Gara e republikanëve, Romni në avantazh edhe në bastionin e Santorum

Diferenca mes dy kandidatëve është 5% në favor të ish- guvernatorit të Masacusetsit, Mit Romni
Mit Romni është në avantazh ndaj Rik Santorum edhe në bastionin e këtij të fundit. Në fakt në Pensilvani, ish-guvernatori i Masacusetsit është në një avantazh prej 5 për qind.
Në Pensilvani, ku zgjedhjet republikanë janë në program në 24 prill, Rumni ka 42 për qind të votave, kundrejt 37 për qind të Santorum, i cili prej 16 vjetësh ka përfaqësuar këtë shtet në kongresin amerikan. Ndërkohë që dy kandidatët e tjerë Ron Paul dhe Njut Gingriç kanë marrë 9 dhe 6 për qind të preferencave, po sipas sondazheve.
Ndryshimi i përqindjeve ka ndodhur Brenda një muaji, dhe sipas analistëve një rol kyç në këtë përmbysje ka luajtur dhe mbështetja publike e ish presidentëve Bush. Pavarësisht shifrave të sondazheve Santorum ka vendosur të marrë katër ditë pushim për Pashkët, ndërsa Rumni vazhdon fushatën e tij elektorale pa ndërprerje pikërisht në Pensilvani.