E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për shefat në QSUT, rikandidojnë të vjetrit

SHKRUAN: Jonida Tashi 09-07-2011 11:19

Gara për shefat e rinj të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do të drejtojnë edhe departamentet e Fakultetit të Mjekësisë, është shndërruar thjesht në një proces që duhet të kryhet në zbatim të Ligjit të ri të Arsimit të Lartë, brenda të cilit vetëm konkurrencë nuk ka. Ditën e djeshme, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka shpallur kandidatët që kanë aplikuar për përgjegjës shërbimesh në Fakultetin e Mjekësisë, ku 85 mjekë të njohur të QSUT-së, që janë edhe shefat e shërbimeve të këtij spitali, kërkojnë të mbajnë përsëri vendet e tyre të punës. Pas mbylljes së fazës së aplikimeve, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka bërë të ditur se për 35 shërbime është paraqitur vetëm nga një kandidaturë, por kjo nuk do të thotë, sipas tij, se ata shpallen automatikisht fitues. Në fakt, kjo është një çështje që mbetet për t’u parë, pasi shumica e aplikantëve për shefa shërbimesh në QSUT rezulton se janë aktualisht në pozicione drejtuese në pavijonet e këtij spitali, ndërkohë që në këtë konkurrim një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë rivalë. “Konkurrenca është e tillë që në tre shërbime ka konkurrencë me tre kandidatë, në 19 shërbime konkurrencë me dy kandidatë dhe 35 shërbime kanë vetëm nga 1 kandidat. Ka një pjesë të madhe shërbimesh dhe ky është një problem që ka nga një kandidat të vetëm. Kjo nuk do të thotë në opinionin tim që automatikisht do të përcillen dhe miratohen ata në të ardhmen. Gjatë kohës ne do të shohim edhe formatimin aktual të shërbimeve. Mund të lindë nevoja për të riorganizuar shërbime të veçanta dhe për të bërë një ristrukturim të shërbimeve të caktuara, në varësi të situatës”, - deklaroi rektori Kule. Për herë të parë shefat e shërbimeve do të drejtojnë dhe departamentet e Fakultetit të Mjekësisë. Aktualisht aplikantët konkurrojnë për 57 shërbime, ndërkohë që ditën e hënë do të nisë edhe shqyrtimi i dosjeve. Pas sqarimit të aplikimeve për shefat e shërbimeve në QSUT, rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e shkarkimit të dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Alfred Priftanji, për të cilin ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, nuk ka marrë asnjë vendim. Sipas rektorit Dhori Kule, ministri i Arsimit ka tejkaluar të gjitha hapësirat ligjore, për kërkesën e rektoratit për shkarkimin e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë. Gjithashtu, ai ka theksuar se në kërkesën e tij drejtuar ministrit Tafaj, për shkarkimin e dekanit janë, evidentuar të gjitha shkeljet e tij ligjore që nuk lidhen vetëm me çështjen e specializimeve.

Lista

Shërbimi i Hematologjisë

Arian Pushi

Pal Xhumari

Shërbimi i Gastrohepatologjisë

Adriana Babameto

Jovan Basho

Shërbimi i Hipertonisë dhe Mjekësisë Interne

Mihal Tase

Shërbimi i Nefrologjisë

Nestor Thereska

Shërbimi i Endokrinologjisë

Agron Ylli

Florian Toti

Shërbimi i Alergologjisë

Alfred Priftanji

Shërbimi i Reumatologjisë

Argjend Tafaj

Teuta Baçka-Çiço

Shërbimi i Sëmundjeve Pulmonare

Pneumologji 1

Perlat Kapisyzi

Pneumologji 2

Silvana Bala

Pneumologji 3

Hasan Hafizi

Shërbimi i Biokimisë

Ndok Marku

Anila Bulo

Teuta Dedej-Kurti

Shërbimi i Imunologjisë

Genc Sulçebe

Xheladin Çeka

Shërbimi i Mikrobiologjisë

Betim Byku

Andi Koraqi

Genatian Kasmi

Shërbimi i Semiologjisë Imazherike

Martina Veveçka–Heba

Shërbimi i Kardiologjisë Nr.1

Artan Goda

Shërbimi i Kardiologjisë Nr. 2

Petrit Bara

Spiro Qirko

Alban Dibra

Shërbimi i Mjekimit Intensiv

Idriz Balla

Sokol Myftiu

Shërbimi i Kirurgjisë Kardiake

Ali Refatllari

Edvin Prifti

Shërbimi i Sëmundjeve Vazale

Edmond Kapedani

Sokol Xhepa

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive

Dhimitër Kraja

Shërbimi i Sëmundjeve të Lëkurës

Ermira Vasili

Shërbimi i Sëmundjeve Profesionale

Skënder Skënderaj

Niko Peçani

Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme

Nikollaq Kaçani

Shërbimi i Kirurgjisë Nr.1

Edmond Çeliku

Shërbimi i Djegie-Plastikës

Gjergji Belba

Shërbimi i Onkologjisë

Agim Sollaku

Shërbimi i Urologjisë

Mustafa Xhani

Shërbimi i Ortopedisë-Traumatologjisë

Eduard Gjika

Gjergji Çaushi

Shërbimi i ORL

Pjerin Radovani

Agron Strazimiri

Shërbimi i Okulistikës

Pajtim Lutaj

Ali Tonuzi

Vilma Mema

Shërbimi i Kirurgjisë Maksiofaciale

Ramazan Isufi

Shërbimi i Pediatrisë së Përgjithshme

Durim Bebeci

Shërbimi i Sëmundjeve Ngjitëse

Eli Foto

Shërbimi i Pediatrisë Speciale Nr.1

Evda Veveçka

Luljeta Serbo-Kota

Shërbimi i Pediatrisë Speciale Nr. 2

Paskal Cullufi

Shërbimi i Nefropediatrisë

Rezar Xhepa

Shërbimi i Terapisë Intensive

Sashenka Sallabanda

Shërbimi i Kirurgjisë Pediatrike

Hysen Heta

Shërbimi i Onko-Hematologjisë

Anila Godo

Shërbimi i Gjenetikës

Vahe Mokin

Shërbimi i Neurokirurgjisë

Mentor Petrela

Shërbimi i Neurologjisë

Jera Kruja

Shërbimi i Psikiatrisë

Ariel Çomo

Shërbimi i Obstetrikës Nr.1

Halim Kosova

Maksim Gjoni

Shërbimi i Gjinekologjisë Nr.1

Nikita Manoku

Avenir Balili

Shërbimi i Patologjisë së Hershme dhe të Vonshme Nr.1

Afërdita Manaj

Shërbimi i Obstetrikës Nr. 2

Astrit Bimbashi

Shërbimi i Gjinekologjisë Nr. 2

Orion Gliozheni

Shërbimi i Patologjisë së Hershme dhe të Vonshme

Rubena Moisiu

Shërbimi i Anatomisë Patologjike

Mehdi Alimehmeti

Shërbimi i Mjekësisë Ligjore

Bardhyl Çipi

Sokrat Meksi

Shërbimi i Statistikës

Genc Burazeri

Elizana Petrela

Shërbimi i Terapisë Stomatologjike

Diana Brovina

Lindita Rusi

Shërbimi i Ortopedisë Stomatologjike

Ruzhdie Qafmolla

Shërbimi i Anestezi-Reanimacion

Aleksandër Hoxha

Ilir Ohri

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore

Edmond Zaimi

Shërbimi i Toksikologjisë

Zihni Sulaj

Mjekët e rinj në protestë, 3 muaj pa rroga

Mjekët e rinj të QSUT kanë dalë në protestë, pasi nuk kanë marrë pagesën nga muaji prill deri në qershor. Protesta e 133 mjekëve të rinj për rrogat, që është zhvilluar dje pranë Fakultetit të Mjekësisë, ka pasur dhe arsye të tjera, pasi njëherësh pjesa më e madhe e këtyre mjekëve ndjekin specializimin në QSUT dhe u është rritur tarifa e regjistrimit. Përfaqësuesi i kësaj proteste, Arjan Vyshka, thotë se nga 60 mijë lekë që paguan fillimisht, tani ajo është rritur me 40 mijë të tjera, kështu që u duhet të paguajnë një tarifë prej 100 mijë lekësh. “Pasi kemi kryer pagesën vjetore prej 600 mijë lekësh të vjetra pranë fakultetit, që jepet për arsyen e mësimdhënies që ne do të marrim gjatë viteve, është ndryshuar me një VKM tjetër ky vendim, dhe pagesa është shtuar nga 600 në 1 milionë lekë të vjetra. Kërkojmë të fillojnë marrëdhëniet financiare të specializimit që në datën 1 prill, kur ne jemi paraqitur sipas një kërkese të dekanit”, - tha Vyshka. Mjekët bëjnë të ditur se kërkesat e tyre i kanë dërguar para më shumë se dy muajsh jo vetëm pranë Ministrisë së Arsimit, por dhe në Kryeministri. Ata sqarojnë se nga këto institucione nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe për pasojë kanë menduar të mos i ndalin protestat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›