Gara për vrasje, fituan rivalët e Deliut
13/01/2009 Dyshohet se viktima kishte paguar njerëz për të “hequr qafe” grupin rival
Roli i nënës tepër i fuqishëm, e këshilloi për bodigardë, pyeten atentatorët e parë
TIRANE- Ekzekutimi barbar i trafikantit të drogës Elton Deliu dhe nënës së tij Flutura Deliu ka ndodhur për hakmarrje. Nga hetimet që janë kryer për identifikimin e autorëve të këtij krimi, ka rezultuar se 32-vjeçari përveç implikimit në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike, dyshohet të ketë urdhëruar edhe eliminimin fizik të kundërshtarëve të tij. Për të “hequr qafe” kundërshtarët e betuar, Elton Deliu ka paguar njerëz, në mënyrë që këta të fundit të kryenin vrasjen e personave, që shfaqnin rrezik për 32-vjeçarin Deliu. Burimet nuk pranojnë të thonë rastet konkrete të këtyre dyshimeve, por shprehen se viktima këtë metodë e përdorte për t’i treguar fuqinë kundërshtarëve të tij. Nisur nga këto të dhëna mësohet se Elton Deliu dhe atentatorët prej kohësh ishin vënë në një rivalitet për ekzekutimin e njëri-tjetrit. Nga kjo “luftë” e ftohtë grupi kundërshtar mund të ketë pasur humbje në njerëz dhe pikërisht për të marrë hakun ata kanë ekzekutuar ditën e 27 dhjetorit të 2008-s Elton Deliun. Sipas grupit hetimor të ngritur në Drejtorinë e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, trafikanti i drogës kishte implikuar edhe nënën e tij në aktivitetin kriminal.
Roli i nënës
Nga dëshmitë e mbledhura gjatë procesit hetimor ka rezultuar se 52-vjeçarja Flutura Deliu kontrollonte të gjitha veprimet kriminale të djalit të saj. Mësohet se pasi ishte vënë në dijeni për kanosjen që i bënin kundërshtarët Elton Deliut, 52-vjeçarja i ka dhënë këtij të fundit idenë e vetëmbrojtjes dhe ekzekutimin e kundërshtarëve para se këta të fundit të realizonin vrasjen e tij. Nën urdhrat e së ëmës, Elton Deliu ka punësuar 4 bodigardë, të cilët do të siguronin ruajtjen fizike të tij dhe në të njëjtën kohë 32-vjeçari ka blerë edhe një makinë tip “Porche” të blinduar. Megjithë, masat që kishte marrë kundërshtarët e betuar të tij vazhdonin të shfaqnin rrezik për të. Burimet thanë se në bashkëpunim me nënën Flutura Deliu, Eltoni vendos të pagojë vrasës, të cilët kryenin eliminimin e kundërshtarëve. Ndërkohë që këta të fundit, përveç hakmarrjes që kishin planifikuar për prishjen e pazareve të drogës, tashmë kishin edhe një arsye më shumë për të ekzekutuar Elton Deliun dhe nënën e tij.
Vrasësit profesionistë
Burimet thanë se grupi kundërshtar dyshohet të ketë vënë në ndjekje të 32-vjeçarit Deliu, dy vrasës profesionistë me pagesë. Ky dyshim i ekspertëve vjen edhe për faktin, se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë provë dhe se realizimi i vrasjes ka qenë tepër i shpejtë dhe pa asnjë debat të momentit. Burime pranë grupit hetimor përjashtuan versionin se viktima dhe atentatorët, mund të kenë debatuar. Sipas tyre, në qoftë se debati midis viktimës dhe autorëve do të ishte kryer, atëherë ekzekutorët mund të zbuloheshin, pasi nga debati i ashpër mund të kishin dalë komshinjtë e familjes Deliu dhe plani për ekzekutimin do të dështonte. Vrasja është kryer me pistoleta me silenciator dhe pas realizimit të saj, atentatorët kanë mundur të mbledhin edhe gëzhojat e armëve. Ata nuk kanë mundur të gjejnë vetëm një gëzhojë, e cila pas verifikimit të dy kufomave është gjetur në rrobat e trupit të Flutura Deliut. Nga këqyrja e gëzhojës në laboratorin kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, nuk është gjetur asnjë gjurmë gishti, e cila do të hidhte sa do pak dritë mbi identitetin e autorëve të krimit. Ndërkaq grupi hetimor i çështjes ka drejtuar sytë nga 4 të arrestuarit Kil Kodra, Erald Bakalli, Endri Cali dhe Elvin Spahillari, të cilët janë ndaluar nga forcat RENEA në vitin 2005-2006, pasi në qershor të 2005-s personat e sipërcituar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin në rrugën e “Barrikadave” Elton Deliun.
Në 2005-n dhe 2006-n
Dy atentatet e dështuara ndaj 32-vjeçarit
TIRANE- Elton Deliu i ka shpëtuar mrekullisht një atentati që është organizuar ndaj tij në qershor të vitit 2005. Deliu ishte duke udhëtuar me një makinë tip BMW, ngjyrë të zezë, kur në ndjekje të tij janë vënë dy automjete, njëra “Benz Sllon” me targa DR 2572 C, e një tjetër “Benz” me targa TR 0072 J, ngjyrë jeshile, brenda të cilëve udhëtonin Kild Kodra, Erald Bakalli, Elvin Spahillari dhe Endri Cali. Në afërsi të rrugës së “Barrikadave”, automjetet janë përballur dhe “miqtë” kanë qëlluar në drejtim të Deliut. Ky i fundit u është kundërpërgjigjur më të njëjtën mënyrë. Teksa qëllonte me pistoletë ka përplasur makinën me një mur dhe me shpejtësi është larguar me këmbë. Në këtë mënyrë ai ka mundur t’u shpëtojë plumbave. Kild Kodra e Erald Bakalli u arrestuan pak kohë më vonë nga forcat e RENEA-s. Një vit më vonë (2006), Elton Deliu i ka shpëtuar për mrekulli një tjetër atentati të mirëorganizuar në Kavajë. Që prej asaj kohe, mësohet se 32-vjeçari lëvizte me makinë të blinduar si dhe merrte masa të shumta mbrojtëse.