Në Kinonstudio zbulohet bazë falsifikimi
13/01/2009 Ylli Brahimi kapet me dokumente false, pasaporta, certifikata e viza
TIRANË- Një 40-vjeçar u arrestua dje nga Antikrimi Ekonomik pasi në shtëpinë e tij u gjetën rreth 100 dokumente të falsifikuara dhe vula të institucioneve të ndryshme. Burime të Antikrimit Ekonomik në policinë e Tiranës thanë se dje pasdite është arrestuar Ylli Brahimi, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë. Brahimi u kap dje pasdite në shtëpinë e tij në afërsi të Kinostudios, ku ushtronte këtë aktivitet të paligjshëm. Nga kontrolli që iu bë banesës së tij u gjetën vula të ambasadës italiane, ambasadës greke dhe disa ambasadave të tjera të akredituara në vendin tonë. Gjithashtu u sekuestruan edhe vula e stampa të dikastereve të ndryshme, ku përfshihen disa ministri. Me pak fjalë Brahimi kishte krijuar një shtet paralel në ambientet e shtëpisë së tij dhe merrte nga 100 deri në 500 mijë lekë të vjetra për çdo falsifikim që kryente, duke përfshirë këtu edhe diplomat e shkollave, certifikata, pasaporta dhe viza për jashtë shtetit. Arrestimi i Brahimit u mundësua pas disa informacioneve për falsifikim që dispononte policia e Tiranës dhe pas disa ditësh hetime u dokumentua i gjithë aktiviteti i tij i paligjshëm.