Vret kushëririn, i reziston me kallash policisë
13/01/2009 Ngjarja në fshatin Podgorie. Autori Reshat Adri terror në fshat, ishte i dehur
KORÇE- Pasditen e së dielës një ngjarje e rëndë kriminale ka zënë fill në fshatin Podgorie të rrethit të Korçës, ku një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë në vend me armë zjarri. Ka qenë Reshat Adri, banues i këtij fshati, i cili ka qëlluar me armë mbi kushëririn e tij, Lulëzim Laze, 41 vjeç, nga i njëjti fshat me vrasësin. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, çka ka ngjallur tmerr dhe panik mes banorëve të këtij fshati. Për momentin ende nuk dihen motivet që çuan drejt kësaj vrasjeje. Veç kësaj mësohet se vrasësi i kushëririt ka qëlluar me armë edhe mbi punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar dje ta arrestojnë, madje bëhet e ditur se ai ka shkëmbyer zjarr mbi ta. Ka qenë kjo arsyeja që është kërkuar edhe ndihma e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, por me sa duket orët e vona të natës do t’i japin mundësi agresorit që të largohet nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja
Sipas burimeve policore të Korçës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00 kur mes dy personave fillimisht ka patur një sherr, por që më pas ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ajo çka mësohet nga burimet e policisë ka të bëjë me faktin se vrasësi ka qenë në një gjendje tejet të dehur, i cili që në momentin e parë ka shfaqur një agresivitet të pakontrolluar, çka ka bërë që gjithë të pranishmit të gjendur në vendin e ngjarjes të përfshihen nga tmerri dhe paniku. Edhe për këtë arsye është kërkuar ndihma e menjëhershme e policisë së Korçës, me synimin për t’i paraprirë ndonjë situate edhe më të rëndë. Burimet në fjalë pohuan se forcat e policisë u nisën drejt fshatit Podgorie që në çastin e parë të marrjes së njoftimit, por me mbërritjen e tyre në vendngjarje, uniformat blu janë përballur me breshëri zjarri. Vrasësi, Reshit Adri, nuk ka pranuar që t’u dorëzohet policive, madje ka tentuar të dalë nga fshati i tij. Të ndodhur në këto kushte forcat policore kanë qenë të detyruara të shkëmbejnë breshëri plumbash, ku kjo e fundit ka synuar të trembë dhe të izolojë vrasësin, me qëllim arrestimin e tij, por për më shumë se 30 minuta gjithçka ka qenë e pamundur. Bëhet e ditur gjithashtu se Adri ka rrezikuar seriozisht forcat e policisë. Për këtë arsye në ndihmë të uniformave blu kanë mbërritur shumë shpejt edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.