Vrasësi i kambistit vetëvaret në qelinë e burgut të Korçës
13/01/2009 Dy muaj pasi kishte kryer vrasjen
KORÇË- Bashkim Muçka, 56 vjeç, personi që vrau dy muaj më parë kambistin nga qyteti i Pogradecit, Beqir Bashën, është gjetur ditën e hënë i vetëvarur në qelinë e burgut të Korçës. Ai mbahej i izoluar atje që prej dy muajve. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 13.30 minuta. Ai është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se vdekja e tij ishte shkaktuar nga vetëvarja. Mësohet gjithashtu se për t’i dhënë fund jetës, vrasësi i kambistit kishte përdorur çarçafin e tij duke e lidhur atë pas dritares së dhomës. Edhe pse për Bashkim Muçkën gjykata nuk kishte dhënë ende një vendim ai kishte nxituar për t’i dhënë fund jetës njëherë e përgjithmonë. Kujtojmë se Muçka në lidhje me këtë vrasje kishte deklaruar pendimin e tij që ditën e parë të ngjarjes. Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se në çastin që u gjet viktima, ai ishte ndarë përfundimisht nga jeta, pa lënë kështu asnjë mundësi për t’i rikthyer jetën përmes ndihmës së shpejtë mjekësore. Nga burimet e policisë mësohet se ngjarja e vrasjes së kambistit zë fill në muajin tetor, kur 56-vjeçari Muçka kishte shkuar në banesën e kambistit në Pogradec dhe aty e kishte masakruar atë duke e lënë të vdekur.