Trajtim falas per te huajt me HIV

Shtetasit e huaj të cilët janë të infektuar nga HIV-aids në Britaninë e Madhe sot e kanë trajtim falas. Aktivistët thonë se ky veprim do të reduktojë rrezikun e britanikëve të infektuar. Departamenti i Shëndetësisë tha se kjo do ta çojë Anglinë në të njëjtën pozitë si Skocia dhe Wellsi. Janë rreth 25 mijë personat me HIV në Britani, shumë prej të cilëve kanë lindur jashtë vendit.Të huajt nuk mund të trajtohen nëse ata nuk paguajnë. Personat e infektuar përfshijnë azilkërkuesi e refuzuar, studentë dhe turistë. Ish- ministri konservator, Lord Foëler, i cili kryesoi fushatën qeveritare për Sidën në vitet 1980 ka bërë thirrje për një ndryshim të projektligjit. kjo përfshin trajtimin falas për të gjithë ata shtetas të cilët kanë qëndruar në Britani për më shumë se 6 muaj.
Kritikët pretendojnë se vendimi mund të shkaktojë të ashtuquajturin turizëm shëndetësor . Ndërsa Departamenti i Shëndetësisë tha se do të jetë e vështirë për dikë që do të vijnë në Britani të Madhe në mënyrë specifike për të marrë trajtim gratis.