Shoqeria e ndertimit, dorezon kerkesen ne Gjykaten e Larte
Menjehere pas vendimit te marre dje nga Gjykata e Shkalles se Pare, shoqeria e ndertimit TTA-Alba-LAM.shpk, e perfaqesuar nga administratori i saj llir Mata, ka dorezuar ne Gjykaten e Larte, kerkesen per pezullimin e menjehershem te aktit administrativ te dates 7 dhjetor te Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Kombetar, i cili parashikon prishjen e pallatit 12 katesh. Sipas pales paditese, ky akt i Inspektoriatit te Ndertimit, eshte i paligjshem dhe ne kapercim te kompetencave te tij ligjore. Sipas shoqerise se ndertimit, prishja e ketij objekti shkakton nje dem te rende ekonomik, ku vlera e investimit tashme e kryer, kap nje vlere te llogaritur ne miliona euro. Shoqeria argumenton se prishja e godines, paraqet rrezik serioz dhe evident. Bashkangjitur kesaj kerkese, shoqeria ka paraqitur edhe nje sere dokumentesh, qe faktojne pretendimet e saj, per pezullimin e aktit te Inspektoriatit te Ndertimit.