Qeveria kërkon 300 milionë euro borxh

Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 22 janar NOA - Nisur nga nevoja për
para, qeveria shqiptare ka dalë sërish në tregun ndërkombëtar për të marrë hua,
kësaj radhe në shumën 300 milionë euro, shifra më e madhe kjo që është marrë në
vitet e fundit.
Kjo shumë do të përdoret për financimin e
defiçitit të buxhetit 2010. Gjatë një konference për shtyp ministri i Financave,
Ridvan Bode u shpreh sot se deri tani kanë shfaqur interes kompani prestigjoze
ndërkombëtare.
Sipas Ministrit te Financave Ridvan Bode, gjate këtij viti qeveria ka dalë në tregun
ndërkombëtar të bonove.
Bode tha se 200 milionë euro nga ky borxh do të shkojnë për
të mbyllur kredinë sindikatë të marrë një vit më parë nga qeveria në kulmin e
krizës ekonomike.
Konfirmohet se huaja u mor me norma të larta interesi që
shkonin deri në 13%, kurse behet e ditur se pjesa tjetër e shumës do të përdoret për
investime publike.Bode tha se kredia pritet të bëhet efektive gjatë muajve
të pranverës.
r.l/NOA