Rosi, poker në teste Dukati e ndjek pas
Në krye të klasifikimeve të testeve 2010 në MotoGP ndodhet gjithmonë emri i Valentino Rosit. Piloti i Jahamas, me motorin me numrin 46, është renditur përpara të tjerëve edhe në ditën e dytë të provave në Malajzi. Me kohën 2’00”271, Rosi ishte më i shpejti në pistë, duke regjistruar një kohë që ishte mbi dy të dhjetat më e shpejtë se “pole positioni” në garën e vitit 2009. Pas “Doktorit” është klasifikuar Dukati me Kejsi Stoner (2’00”512) dhe Niki Hejden (2’00”703). Honda është paraqitur në vështirësi: Doviciozo ka regjistruar kohën e shtatë më të mirë, ndërsa menjëherë pas tij vinte shoku i skuadrës, Dani Pedroza. Me fjalë të tjera, kur kanë mbetur edhe dy provat e fundit të testeve, Rosi ka konfirmuar se do të niset sërish si favoriti për titull në Botërorin 2010. Në katër prova zyrtare, Vale është renditur po kaq herë i pari, duke u dhënë kundërshtarëve sinjale të forta.
#