SHKB-ja prangos ish-nëndrejtorin e Policisë së Elbasanit
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, arrestuan mesditën e së enjtes, ish-nëndrejtorin e Policisë së Qarkut të Elbasanit, Gavrosh Sejdini. Burime të policisë bënë të ditur dje, se 55-vjeçari është arrestuar, pasi akuzohet për fshehje të provave dhe ndikim në shmangien e një hetimi të një shtetasi, i cili është kapur nga policia në vitin 2006 për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2006, Sejdini preket nga reforma në polici dhe ka thuajse dy muaj që ishte emëruar në postin e shefit të sektorit të pastrimit të parave pranë kësaj drejtorie.
Aktualisht, Sejdini ndodhet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Elbasanit në pritje të hetimit dhe zbardhjes së plotë të akuzave që janë ngritur ndaj tij.
25 Prill 2008