E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ligj i ri: Imunitet Berluskonit nga hetimet

Kabineti italian ka miratuar një ligj, i cili i jep imunitet ndaj hetimeve katër zyrtarëve më të lartë të vendit, përfshirë kryeministrin Silvio Berluskoni. 

Ligji pritet të miratohet nga Parlamenti në fund të korrikut, pasi Berluskoni ka shumicën e duhur në Senat dhe në Dhomën Përfaqësuese.
Kabineti qeveritar ka emëruar për imunitet të përhershëm ndaj çdo forme hetimi Presidentin, Kryeministrin, Kreun e Senatit dhe Kreun e Dhomës së Ulët. Antonio Di Pietro, ish-kreu i komisionit Antikorrupsion dhe lider i partisë në opozitë “Italia e Vlerave” tha se nuk ishte një koincidencë që z. Berluskoni po merrte këto masa, pasi do të ruajë veten nga hetimi në Gjykatën e Milanos, në të cilën po pritej të merrej vendimi. Ai akuzohet se i ka ofruar 600 000 dollarë bakshish David Mills, ish-bashkëshorti i Tessa Jowell, ministrja britanike e Olimpiks, në këmbim të mosparaqitjes së provave në gjyqet e tij të mëparshme për korrupsion në vitet ‘90. Berluskoni dhe Mills i kanë mohuar akuzat. Që kur ka ardhur në pushtet kësaj radhe, Berluskoni ka përpiluar një sërë masash për të luftuar krimin, por kritikët e tij thonë se këto masa ishin marrë vetëm për të mbrojtur atë vetë dhe për ta ndihmuar të evitonte hetimet rreth tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›