E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ramiz Alia, “dhurata” tinëz nga Moska për gratë ruse në Shqipëri

20/04/2005  Kur u vendosën marrdhëniet diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë? Si e kishte konsideruar Enveri këtë raport miqësie? Në skenën e diplomacisë ndërkombëtare, vazhduesi i Enverit, udhëheqësi i ri Ramiz Alia. Si nisi Alia të rivendosjet lidhjet dhe marrdhëniet tregtare më shumë shtete të Lindjes dhe Perëndimit? Si e pa politika botërore ndryshimin e kursit të Shqipërisë? Cilat ishin deklarat e minsitrit të jashtëm shqiptar Reis Malile dhe udhëheqësit Ramiz Alia në konferencën e mbajtur në Beograd?

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.

Më 2 tetor të vitit 1987, u vendosën marrëdhëniet diplomatike me RFGJ-në, e cila në kohën e Hoxhës emërtohej vend fashist e revanshist. Shpejt pas kësaj, “në bisedën miqësore”, siç thuhej në komunikatën zyrtare, me ministrin e punëve të jashtme të RFGJ-së, Hans Ditrih Gensherin, Ramiz Alia shprehu shpresën për afrimin dhe miqësinë midis dy vendeve e popujve. Ata shprehën pikëpamjen e përbashkët për të ardhmen e politikës së jashtme të vendit, çka dëshmoi për heqjen dorë na dogmat e stërvjetëruara dhe psikolgjia e “klasës së rrethuar”, edhe pse vazhdimësia e politikës së Hoxhës theksohej në çdo rast të përshtatshëm. Shqipëria, thuhej në komunikatë, është për krijimn e një atmosfere të vërtetë besimi dhe miqësie midis popujve, e gjithashtu, për vendosjen e marrëdhënieve të ndërsjellta normale me të gjitha shtetet, që repektojnë parimet, mbi bazën e të cilave rregullohen marrëdhëniet midis shteteve sovrane.

Në gusht të vitit 1987, qeveria greke deklaroi ndërprerjen e gjendjes së luftës në Shqipëri, e cila qe vendosur që në vitin 1940, kur Italia fashiste sulmoi Greqinë dhe Shqipëria e pushtuar, si të thuash, ndau me të përgjegjësinë për agresion. Në vitet 1987-1989, marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me RDGJ-në, Bullgarinë, Hungarinë dhe Çekosllovakinë qenë ngritur në nivel ambasadash, dhe qenë vendosur lidhjet tregëtare, të fshehura me kujdes nga opinini publik, me bashkimin Sovjetik, nëpërmjet rieksportimit të mallrave nga vende të treta.

Duke hapur një paketë me oriz, amvisa shqiptare, mund të gjente një fletë të vogël letre, në të cilën qe shkruar me gërma të panjohura: “Paketuesja Nr... Fabrika e orizit Krasnodarskaja”. Me një gëzim të veçantë prisnin këto dhurata nga atdheu gratë ruse, të cilat nuk i kishin braktisur burrat tyre shqiptarë pas prishjes së marrëdhënieve sovjeto-shqiptare në vitin 1961 e që kishin provuar kampet e përqëndrimit me nga 12-13 vjet, të dënuar për spiunazh. 1987-ta qe viti i çlirimit edhe për armiqtë e popullit, trockistët, spiunët, tribotistët dhe liberalët e tjerë shqiptarë, që u kthyen në heshtje nga burgjet, kampet e përqendrimit dhe vendet e internimit.

Një prej formave të reja të zhvillimit të lidhjeve me vendet e tjera, qenë marrëveshjet për bashkëpunimin ekonomik, industrial dhe teknik, me ndihmën e së cilave parashikohej rinovimi i potencialit prodhues dhe i teknologjisë, pa qenë nevoja për të marrë hua dhe e kredi në formën e tyre klasike, të cilat kushtetuta i ndalonte në mënyrë të prerë. Dredhia, që mundësonte shkeljen e ligjit, ishte nënshkrimi me disa firma të vendeve perëndimore e kontratave mbi baza kompensimi, në veçanti për pasurimin e mineraleve dhe përpunimin e pjeshëm të tyre në vend.

Për përgatitjen e kuadrove të kualifikuara dhe stazhin e specialistëve të ekonomisë popullore u shfrytëzuan në mënyrë aktive marrëveshjet për këmbimet kulturore e shkencore me Austrinë, Suedinë, Finlandën, Francën, RFGJ-në e disa vende të tjera.

Të drejtën për të studiuar e për t’u kualifikuar në vendet perëndimore, siç ndodhte në të gjitha vendet socialiste sipas shembullit të BRSS-së, e kishin pjesëtarët e familjeve, që i përkisnin sferës së lartë partiako-shtetërore dhe partiakët me”anketën e pastër”, të cilëve as u shkonte ndërmend për të kërkuar strehim politik. Sipas kësaj linje, në vitin 1978 shkoi për stazh në Francë me bursën e UNESCO-s kardiologu Sali Berisha, me origjinë nga qyteza e vogël e Tropojës, diku në malet e Shqipërisë së Veriut. Në vitin 1986, si përfaqësues i Shqipërisë, ai u bë anëtar i Komitetit Europian të kërkimeve Mjekësore në Kopenhagen.

Në fund të viteve 80-të, Shqipëria kishte marrëdhënie me më shumë se 100 shtete dhe merrte pjesë aktive në punimet e një sërë organizatash. Ndryshoi qëndrimi ndaj bashkëpunimit shumëanësh në rajonin e ballkanit. Në shkurt të vitit 1988, delegacioni shqiptar mori pjesë për herë të parë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të shteteve ballkanike në Beograd.

Komentatorët politikë e vlerësuan këtë fakt si dëshmi të ndryshme thelbësore në politikën e jashtme të Shqipërisë. Reiz Malile, ish ministër i punëve të jashtme, që kryesonte delegacionin, u mbrojt, me pohimin jo shumë bindës të tipit: “Nuk jemi ne që ndryshojmë, ndryshojnë të tjerët...”.

Duke folur në kryeqytetin jugosllav, Malile mbështeti denë e shndërrimit të Ballkanit në zonë pa armë bërthamore e kimike, u shpreh për largimin e trupave të huaja nga gadishulli dhe mbylljen e bazave ushtarake. Qe simbolik dhe mesazhi i Ramiz Alisë, drejtuar pjesëmarrësve të takimit të Beogradit: “Ne jemi të bindur, se vendet ballkanike kanë vullnetin e mirë e mençurinë e mjaftueshme për të kapërcyer faktorët negativë dhe paragjykimet e vjetra e të ecin përpara në udhën e miqësië midis popujve”.

Jashtë konferencës e në një atmosferë konstruktive u zhvilluan bisedimet e Reiz Maliles me sekretarin federativ për punët e jashtme të Jugosllavisë, Budimir Llonçarin, të cilat ndihmuan thellimin e marëdhënieve të ndërsjellta midis dy vendeve, ndonëse nuk mundën ta ulnin temperaturën e polemikës, që zhvillohej në shtyp për acarimin e situatës në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›