Gati Oskarët, ja kush fiton këtë vit
Autori i Lajmit: Redaksia
Los-Anxhelos - Edicioni i 82 i çmimeve Oscar të këtij viti sjell me vete shumë pyetje pa përgjigje, ndërsa gjithçka do të zbulohet të dielën në orën 17:00 në SHBA dhe 01:00 të së hënës me orën lokale. Edicioni i sivjetshëm do të përcillet për teleshikuesit nga televizioni ABC, i cili do të transmetojnë drejtpërsëdrejti nga teatri Kodak në Hollivud në një transmetim maratonë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit (diçka më shumë se tre orë plus telekastet e të nominuarve). Drejtuesit e sivjetshëm do të jenë Steve Martin dhe Alek Balduin, të cilët luajnë rolin e fituesit të zemrës së Meryl Streep në filmin "Its Complicated". Martin e ka drejtuar ceremoninë e Academy Aëard edhe më parë dhe njihet për sensin e tij të humorit. Dhe Balduin është fitues i një sërë çmimesh Emmy. Për herë të parë në 66 vjet, akademia ka zgjeruar numrin e nominimeve të filmit me figurën më të mirë nga 5 në 10 ku do të konkurrojnë filma me të vërtetë të paparashikueshëm si "Avatar”, "The Hurt Locker" dhe "An Education". Favoriti që mendohet të rrëmbejë këtë çmim është "The Hurt Locker," pavarësisht skandalit të fundit ku një nga emaliet e producentit të këtij filmi u kërkonte anëtarëve që do të ndajnë çmimet “Oskar”, të mos votonin filmin “Avatar” (fitues i çmimit Golden Globe, si filmi më i mirë dramatik). Nga filmat e shumtë që mendohet të jenë kandidatë të fortë për të rrëmbyer çmimin e parë, atë të filmit më të mirë, "Inglourious Basterds" është një nga tetë nominimet që mendohet të rrëmbejë çmimin. Oskarët do të bëjnë me të vërtetë historinë, nëse Kathryn Bigelov do të marrë çmimin e regjisë më të mirë me ("The Hurt Locker,"). Ajo do të ishte e para regjisore femër që do të nderohej me Oskar. Si për ironi të fatit, Kathryn ka qenë e martuar me regjisorin e “Avatar”, Xhejms Kamerun, por mes tyre pritet të mos ketë rivalitet. Kamerun ka qenë një mbështetës i flaktë i filmit të Bigelout. Aktorja Meryl Streep ka arritur një rekord, pasi kandidohet për të 16-ën herë për një çmim Oskar. Me shumë gjasa ky rekord nuk do të thyhet për shumë kohë, pasi aktorja hollivudiane ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme që nisi në vitin 1979 me kandidaturën për filmin “Gjahtari”, duke vazhduar deri në ditët e sotme me “Julie & Julia”. Të gjitha kandidimet janë një imazh i vërtetë për një divë që ka interpretuar përherë në nivele të larta. Për 60-vjeçaren nuk ka ndryshuar asgjë me kalimin e viteve, pasi ajo vazhdon të ruajë të njëjtin pasion për botën e kinemasë. Aktorja ka arritur ta fitojë vetëm dy herë trofeun Oskar, në vitin 1980, me filmin “Kramer kundër Kramerit” dhe tre vjet më vonë me filmin “Zgjedhja e Sofisë”. Që prej atij viti, Streep është mundur përherë dhe në Hollivud janë të bindur se tashmë ka ardhur momenti për statujën e tretë. Një ndër rolet më të goditura prej aktores është edhe ai në filmin “Djalli vishet me Prada”, por edhe në komedinë “Mama mia”. Për të arritur në çmimin e tretë “Oscar”, Streep duhet të bëjë llogaritë me Sandra Bullokun, favorite me filmin “The Blind Side”. Segmenti i Bulevardit të Hollivudit është transformuar në atë që tani dihet se është vendi ku zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oskar”. Është shtruar dhe tapeti i kuq ku qëndrojnë yjet e Hollivudit. Në ndërtesat përreth janë vendosur posterat, rojet kanë filluar të qëndrojnë tek kordonat e sigurisë dhe janë instaluar tendat ku do të qëndrojnë aktorët dhe spektatorët. Krahas me përgatitjet për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, në Hollivud po bëhen përgatitje edhe për darkën tradicionale pas festës, që njihet si Ballo e Guvernatorëve të Çmimeve të Akademisë. Darka do të mbahet në një klub nate ku do të dominojë ngjyra e bronztë dhe lejla. Në këtë ngjyrë do të jenë mbulesat e tavolinave dhe pecetat, si dhe veshjet e kamerierëve dhe të orkestrës. Producenti i mbrëmjes, që do të jetë në një klub të vjetër të Hollivudit, thotë se dekori i sallës do të ketë motive të viteve 1930, të gërshetuara me elementë të artit modern. Shefi i kuzhinës, Volfang Pack, thotë se darka do të përgatitet për 4 mijë e 600 të ftuar dhe ai i ka dhënë shtypit disa hollësi për menunë e pasur të së dielës mbrëma. Krahas me ëmbëlsirat e tjera do të ketë edhe çokollata në formën e statujave “Oskar”. Për përgatitjen e darkës së Oskarëve janë angazhuar 300 kuzhinierë dhe 600 kamerierë. Në klub do të interpretojë një orkestër vetëm me gra, që do të vishen me kostume të dizenjuara nga stilisti Jeffrey Kurland, i cili është emëruar për çmimin “Oscar”, në kategorinë e dizenjatorëve të kostumeve.
Kandidaturat për çmimet “Oskar”
Filmi më i mirë:
Avatar
The Blind Side
District 9
An Education
The Hurt Locker
Inglourious Basterds
Precious
A Serious Man
UP
UP in the Air
Aktori më i mirë:
Jeff Bridges ("Crazy Heart")
George Clooney (“Up in the Air”)
Colin Firth ("A Single Man")
Morgan Freeman (“Invictus”)
Jeremy Renner ("The Hurt Locker")
Aktorja më e mirë:
Sandra Bullock (“The Blind Side”)
Helen Mirren (“The Last Station”)
Carey Mulligan (“An Education”)
Gabourey Sidibe (“Precious”)
Meryl Streep (“Julie & Julia”)
Aktori i dytë protagonist:
Matt Damon (“Invictus”)
Woody Harrelson (“The Messenger”)
Christopher Plummer (“The Last Station”)
Stanley Tuçi (“The Lovely Bones”)
Christoph Waltz (“Inglourious Basterds”).
Aktorja e dytë protagoniste:
Penelope Cruz (“Nine”)
Vera Farmiga (“Up in the Air”)
Maggie Gyllenhaal (“Crazy Heart”)
Anna Kendrick (“Up in the Air”)
MoNique (“Precious”)
Regjia:
James Cameron (“Avatar”)
Kathryn Bigelow (“The Hurt Locker”)
Quentin Tarantino (“Inglourious Basterds”)
Lee Daniels (“Precious”)
Jason Reitman (“Up in the Air”).
Filmi i animuar:
Coraline
Fantastic Mr. Fox
The Princess and the Frog
The Secret of Kells
Up
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010