Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë, 70 kërkesa për vendet vakant
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës ka marrë në dorëzim rreth 70 kërkesa për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Këtë fakt e bëri të ditur këshilltari juridik i kreut të shtetit Spiro Peçi.
Ai deklaroi se do të ketë konsultime në tërësi për të arritur në përzgjedhjen e emrave të duhur për gjashtë vendet bosh në Kushtetuese dhe tre në Gjykatën e Lartë. Referuar këtij procesi, Peçi tha se deri më tani është pritur për shkak të shpresës se mos situata politike do të përmirësohej me ndërhyrjen edhe të komunitetit ndërkombëtar por tani nuk do të ketë vonesa. Peçi sqaroi se shumë shpejt do të procedohet me emrat që do ti dërgohen Kuvendit për Gjykatën e Lartë.
Kushtet e Presidentit
Një njoftim në site-n presidencial njofton për vendet e reja dhe konkurrimin e ardhshëm për në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. "Kryetari i Shtetit ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për gjashtë vende vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe dy vende vakant në Gjykatën e Lartë". Dhe më tej, në njoftim thuhet se: "Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet". Të gjitha kandidaturat, duhet të paraqesin në Presidencë kopje diplome dhe listë notash, titujt shkencorë që mbajnë, kualifikimet shkencore pasuniversitare brenda e jashtë vendit, listën e botimeve të kryera si dhe faktin që në pesë vitet e fundit nuk kanë marrë asnjë masë disiplinore në vendet e tyre të punës.
Ngërçi, ku prishen ekuilibrat
Të vendoset peshorja politike e preferencave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është e vështirë vetëm në dukje. Pa ndalur në emra të përveçëm, në gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që largohen, katër prej tyre, konsiderohen më pranë së majtës, një pranë së djathtës, kurse i fundit, më shumë “asnjanës”. Shqetësimi i pashpallur publikisht deri tani është pikërisht prishja e ekuilibrave gjithashtu të pashpallur “të majtë, të djathtë”. Duke u nisur dhe nga precedenti i vitit të kaluar dhe hedhja poshtë e propozimeve të Presidentit, afërsia e kandidaturave të reja me njërën apo tjetrën forcë politike, do të jetë një nga pikat më të debatueshme të kandidaturave të nesërme. Dhe në këtë klimë të tensionuar politike, me të gjitha gjasat, edhe trupa e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese nuk do t´i shpëtojë debatit politik. Vitin e kaluar, pas rrëzimit të pesë dekreteve presidenciale, Presidenti pranoi të kalojë në "sitë" deri në 150 kandidatura për pesë vendet dhe madje krijoi dhe një grup konsultativ për verifikimin e tyre.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010