“Gati amendamenti 'antidushk', në rast se do Nano”

09/06/2005 Pas takimit me Grunet, Berisha shprehet i gatshëm për të përmbysur skemën
Grunet: “Produkti i kësaj skeme mund të jetë shumë i ndryshëm nga rezultati aktual”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje se është i gatshëm të kalojë amendamentin “antidushk”, në rast se për këtë çështje bihet dakord dhe me kreun e PS-së, Fatos Nano. Berisha tha se është i gatshëm të mbledhë firmat e deputetëve të opozitës në rast se bihet dakord që parlamenti të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për këtë qëllim. Këtë deklaratë, kryetari i PD-së e bëri pas një takimi me kryetarin e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Jorgen Grunet.
Berisha
Kryetari i PD-së, Berisha, e konsideroi aplikimin e skemës së dushkut nga PD si të imponuar nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj. Sipas Berishës, biseda me Grunet është përqëndruar më së shumti në këtë pikë, por edhe në në çështje të tjera, që kanë të bëjnë me zgjedhjet. “Pata një bisedë të zgjeruar me zotin Grunnet, që kryeson misionin e ODIHR të vëzhgimit të zgjedhjeve, e falenderova për të gjithë angazhimin dhe vëzhgimin që po bën, vlerësova raportin që sollën, si një ndihmë konkrete për procesin zgjedhor. Unë e garantova atë se, në rast se Nano është dakord që të kalojmë amendamentin anti-Dushk, jam i gatshëm të mbledh firmat e parlamentarëve për të thirrur parlamentin në një sesion dyorësh, në mënyrë që të heqim këtë problem”, tha Berisha. Kreu demokrat u shppreh se PD-ja është e gatshme që të heqë dorë nga kjo skemë, në rast se qeveria dhe maxhoranca socialiste e pranon këtë. “Unë që në fillim i kam bërë të qartë të gjithë bashkëbiseduesve se jam gati që këtë praktikë ta mohoj në momentin që qeveria do të bjerë dakord. Ky është një reagim i imponuar nga ana e zotit Nano, nuk jam unë ai që kam dëshiruar këtë praktikë”, tha Berisha.
Grunet
Kryetari i misionit të vëzhguesve të ODHIR, Jorgen Grunet, pas takimit me Kryeministrin Nano dhe liderin demokrat Berisha, është shprehur se skema e dushkut mund të deformojë rezultatin real të zgjedhjeve. “Produkti i kësaj skeme mund të jetë shumë i ndryshëm nga rezultati aktual, por ne na mbetet të presim dhe të shohim. Do ta ndjekim këtë çështje nga shumë pranë”, tha Grunet.
Që prej nisjes së fushatës, kreu demokrat Berisha u ka bërë thirrje aleatëve që të votojnë në proporcional kandidatët e partive aleate, si kundërpërgjigje ndaj skemës, sipas tij, të përdorur nga socialistët. Vetëm nën siglën e Partisë Republikane, aleate me demokratët, kandidojnë 33 figura të njohura, anëtarë, apo ish-deputetë të PD-së. Amendamenti “antidushk” u hodh poshtë nga socialistët gjatë një seance të zhvilluar pak ditë përpara mbylljes së parlamentit, me pretendimin se kodi zgjedhor dhe Kushtetuta nuk e ndalon përdorimin e një skeme të tillë. Kundër këtij amendamenti kanë dalë LZHK dhe LSI, të cilat e konsideruan aplikimin e skemës së Dushkut nga dy partitë e mëdha, si të pamoralshëm dhe që bie ndesh me parimet kushtetuese për zgjedhjet.