E Hënë, 2 Nëntor 2026

Klosi: "Antidushku" demagogji e Berishës

09/06/2005  Zëdhënësi i fushatës elektorale të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, e ka cilësuar si demagogjike deklaratën e djeshme të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për miratimin e një amendameti “antidushk” nga PS dhe PD. I kontaktuar nga “Metropol”, Klosi është shprehur se “Partia Socialiste nuk ka asnjë marrëveshje me forcat e majta për të zhvilluar një dushk në zgjedhjet e 3 korrikut. PS-ja dhe partitë e majta janë regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me nga 100 kandidatët për deputetë secila parti. E kundërta ka ndodhur me PD-në, e cila ka nënshkruar marrëveshje të tipit “dushk” me të gjithë aleatët e saj. Deklarata të tilla të kreut të PD-së janë lojëra elektorale, që ndryshe deklaron dhe ndryshe vepron. Berisha ka shpikur “dushkun” dhe po e zbaton atë“. Ndërkohë që Klosi ka theksuar se PS-ja ka qenë dhe vazhdon të jetë sikron kodit zgjedhor dhe Kushtetutës së vendit, duke respektuar këto parimet themelore të shtetit ndryshe nga kundërshtarja e saj politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›