Sa harxhuam në maj për ushqimet

09/06/2005 Rritja e çmimit të karburantit rrit çmimin e transportit
Çmimi i lartë i naftës ka qenë shkaktari i rritjes së çmimeve të transportit edhe për muajin maj. INSTAT ka konstatuar se maji ka shënuar një rritje të çmimit të karburantit që ka reflektuar menjëherë në rritjen e çmimeve të transportit. Kështu karburantet kanë kushtuar 0.8 për qind më shtrenjtë në maj, ndërkohë që kjo rritje ka sjellë një rritje çmimi në masën 0.1 për qind në çmimin e biletave. Ndërkaq konsumatorët kanë mundur të kursejnë buxhetin familjar në maj, duke harxhuar më pak për të blerë ushqimet. Maji ka qenë muaj më i lirë se prilli dhe, sipas INSTAT, ushqimet dhe fruta-perimet kanë kushtuar 1.1 për qind më lirë. Ndërkaq, në raport me një vit më parë, çmimet janë ulur 2 për qind, ndërkohë që maji i një viti më parë ka reflektuar një ulje çmimesh të paktën në masën 2.6 për qind. Konstatimet e INSTAT kanë vendosur në top listën e produkteve që kanë shënuar ulje çmimesh, grupin e perimeve, e cila ka peshën më të madhe me 17.3 për qind, ndërkohë që ushqimet dhe pijet alkoolike kanë shënuar një ulje prej 2.7 për qind. “Uljen më të madhe e shënoi nëngrupi ‘zarzavate përfshi patatet’ prej 17.3 për qind”, ka njoftuar INSTAT. Kështu, konsumatorët kanë blerë më lirë kastravecët, të cilët kanë shënuar një ulje prej 51.6 për qind brenda grupit, domateve me 36.5 për qind më lirë, sallatën jeshile me një ulje prej 19.4 për qind e kështu me radhë. Pothuajse të gjitha perimet kanë shënuar ulje çmimesh, duke bërë të mundur që shporta të kushtojë më lirë në maj, edhe pse ky ka qenë grupi i ushqimeve që ka patur dhe uljen më të ndjeshme për xhepin e konsumatorëve. Nga ana tjetër, ushqimet, pijet alkoolike apo ato joalkoolike kanë shënuar një ulje të papërfillshme, duke mos i ardhur dot në ndihmë konsumatorëve të thjeshtë. Për kategorinë e buxhetorëve, mund të thuhet se muaji maj nuk ka shënuar ndonjë ulje të ndjeshme çmimesh, për sa i takon ushqimeve. Ndërkaq mbështetur në të dhënat e INSTAT, mund të thuhet se ulje çmimesh pati edhe në disa nëngrupe të tjera, si në nëngrupin “qumësht, djath e vezë” prej 0.6 për qind, nëngrupin “vajra dhe yndyrna” prej 0.6 për qind, nëngrupin “peshk” prej 0.2 për qind etj. Nga ana tjetër, frutat kanë prishur imazhin pozitiv të majit për ulje çmimesh brenda grupit të ushqimeve, duke rritur çmimet në maj. Kështu, nëngrupi “fruta” shënoi një rritje çmimesh prej 1.9 për qind. Duket se më shumë në rritjen e çmimeve kanë kontribuar kivi me një rritje çmimi prej 10.8 për qind, portokallet me 2.8 për qind, limonët me 2.5 për qind, mollët me 0.8 për qind etj. Ndërsa kanë mundur të kursejnë diçka tek ushqimet, duket se te veshjet konsumatorët kanë harxhuar më shumë se sa mendonin. Fillimi i sezonit u ka kushtuar shtrenjtë të gjithë të apasionuarve ndaj veshjeve, ndërkohë që IÇK-ja ka patur një rritje në masën 0.3 për qind. Kështu, grupi “Veshje dhe këpucë” shënoi një rritje prej 0.3 për qind. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e shënoi nëngrupi “veshje”, prej 0.3 për qind. Veshjet për gra kanë patur brenda nëngrupit dhe rritjen më të lartë me 0.7 për qind, ndërkohë që veshjet për bura janë ritur me 0.5 për qind.
-2 për qind IÇK në maj
-17.3 për qind më lirë perimet
0.3 për qind më lirë veshjet