"La Bayadera" për herë të parë në skenën shqiptare
09/06/2005 Duke përsëritur iniciativën për vënien në skenë të "Liqenit të mjelmave", por këtë herë në një operacion të përbashkët ballkanik, TKOB do të ngjisë në skenë baletin "La Bayadera", balet me tre akte, me muzikë të Minkus dhe koreografi të Petipa-Makarova, një bashkëpunim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me Teatrin Kombëtar kroat, me mbështetjen e Akademisë së Dansit dhe Akademisë së Arteve.
Vënë në skenë nga "Artisti i Popullit", Agron Aliaj, me as/koreografe Liljana Gvozdenovic, me skena dhe kostume të Teatrit Kombëtar kroat dhe me koreografi të Dinko Bogdanic, skenografi të Dinka Jericevic dhe kostumografi nga Ika Skomrlj. Dirigjent do të jetë Berislav Sipus. Premiera do të jepet në datën 18 qershor, për të vazhduar pastaj edhe me pesë netë të tjera. Ky spektakël do të organizohet nën kujdesin e ministrave të Kulturës të të dy vendeve. Në rolet kryesore interpretojnë Enada Hoxha, Gerd Vaso, Odeta Dishnica, Greta Hushi, Esdalin Gorani, Dion Gjinika, Elona Nallbani, etj. Dashuria e ndaluar është në qendër të subjektit të baletit. Solori, personazhi kryesor, më fisniku nga të gjithë dhe Gran Brahman, përbëjnë bërthamën e zhvillimit të intrigës, së bashku me Nikian, valltaren e madhe. Gran Brahman i mrekulluar nga bukuria e saj, i deklaron dashurinë e tij. Por, Nikia i përgjigjet se është bijë e Zotit. Por zemra e saj rreh për Solorin, fakt që provokon xhelozinë dhe urrejtjen e Brahman ndaj Solorit. Por, edhe vajza e El Rajah dashurohet me shikim të parë me Solorin. Natyrisht që, Gran Brahman, i betuar për të shkatërruar Solorin, i tregon El Rajah për dashurinë e tij dhe "bajaderas" (vallëtares), duke shpresuar se ai do të vrasë Solorin, por përkundrazi ai jep urdhër të vritet "bajadera"... I dëshpëruar nga vdekja e Nikias, Solor arratiset nën efektin e opiumit, që i ka dhënë Magdaveya për ta qetësuar. Në delirin e tij, Solor shikon Nikian në mbretërinë e fantazmave dhe të shumëfishuar imazhin e saj në shumë imazhe të kërcimtarëve.... Në aktin e fundit, si për të kujtuar se ndëshkimi ndaj mëkatit "vonon, por nuk harron", gjatë ceremonialit të martesës së Solorit, i cili nuk mund të pajtohet me vdekjen e Nikias, Zotat e zemëruar shkatërrojnë tempullin ku po zhvillohej ceremoniali i martesës, duke zënë poshtë të gjithë pjesëmarrësit në festë. Shpirti i Nikias dhe Solorit bashkohen, më në fund, në dashuri të përjetshme.
L. Olli