Zyrtarët të mos shfrytëzojnë postet

09/06/2005 Moisiu & Rise kërkojnë respektim të ligjit për konfliktin e interesave dhe kodit të etikës
Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, ka kritikuar të gjithë ata zyrtarë të lartë të adminstratës publike që shfrytëzojnë postet shtetërore për interes të fushatave elektorale. Deklarata e ripërsëritur e kreut të shtetit ka ardhur vetëm 25 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Moisiu ka tërhequr vëmendje dhe për ndarjen e qartë të interesave politike dhe vendimmarrëse nga interesat e ngushta të biznesit, ndërkohë që ka vlerësuar momentin që është zgjedhur për të zhvilluar një debat të tillë, pasi shteti nuk mund të përdoret për të zhvilluar fushata elektorale. Moisiu në vijim të takimeve me përfaqësues të lartë të institucioneve kryesore në vend ka takuar dje krerët e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Në këtë takim ishin të pranishëm ambasadorja e SHBA, Marsia Ries dhe ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Pavel Vacek, të cilët kanë kërkuar zbatim të ligjeve në fuqi.
Konflikti i interesave
Në takimin mbi zbatimin e ligjit të Konfliktit të Interesave, që u zhvillua në Inspektoriatin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, kreu i shtetit është shprehur se “jo rallë herë kemi dëgjuar, parë dhe konstatuar kritika dhe akuza se zyrtarë të rangjeve të larta kanë marrë vendime politike, ligjore dhe ekonomike në interes të biznesit të tyre privat, të biznesit familjar, apo çdo mbështetësi të interesave të tyre. Cilido që merr një post dhe një përgjegjësi publike duhet patjetër të ballafaqohet me kërkesat e ligjit. Ata që nuk janë në gjendje ta përmbushin kriterin e ligjit, le të ndihmojnë veten dhe vendin, duke u larguar vullnetarisht. Përfundimisht, duhet kuptuar se politika nuk është biznes, por sakrificë dhe mision fisnik në dobi të qytetarëve dhe shoqërisë sonë. Disa zyrtarë po vënë në përdorim postin për fushatë dhe disa të tjerë pushtetin lokal, duke kryer hapur shkelje ligjore. Ne nuk mund të vendosim kamera të fshehta dhe polic për zyrtarët, ndaj, gjithsecili duhet të reagojë dhe të largohet nga këto veprime të papranueshme”. Duke u bërë thirrje parlamentarve të ardhshëm, Moisiu tha se “shpreh vlerësimin tim për kredinë publike të disa forcave politike, apo deputetët e tyre të nesërm nuk do të përdorin imunitetin parlamentar si mburojë e akuzave të mundshme për korrupsion dhe abuzim me pushtetin“, tha Moisiu.
Kodi i Etikës
Kreu i shtetit i ka drejtuar një mesazh të gjithë aktorëve dhe faktorit politik në vend që të respektojnë kodin e etikës në këtë prag zgjedhjesh. Sipas tij, “ka edhe një pakicë që e shkel dhe nuk e respekton, por që shpresoj se edhe ata do të kuptojnë se asnjë post, kolltuk apo shërbim politik nuk mund të jetë më i rëndësishëm sesa vlerat morale dhe civile që ofron Kodi i Sjelljes”. Në këtë kontekst dhe ambasadorja e SHBA, Ries, është shprehur se “zbatimi i kodit të etikës në fushatën zgjedhore është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë vendin. “Jam kundër korrupsionit në jetën publike. Zbatimi i ligjit është sfida e vërtetë dhe mezi pres që të zbatohet ky ligj, për të cilin kemi kontribuar dhe ne. Mendoj se zgjedhjet e 3 korrikut janë mjaft të rëndësishmë në këtë periudhë. Vlerësoj gjithashtu kodin e etikës, si një hap thelbësor në këto zgjedhje”, tha Ries.