Gati dy komisariate policie të reja në Tiranë
07/03/2005 Rritja e kriminalitetit dhe numrit të banorëve shtron kërkesën
Në shërbim të sigurisë dhe rendit të qytetarëve të Tiranës, pritet që së shpejti të formohen edhe dy komisariate të reja policie. Një është projektuar të ndërtohet në Kombinat dhe një tjetër në Sauk. Si pasojë e rritjes së kriminalitetit dhe popullsisë së kryeqytetit, duket se katër komisariatet aktualë e kanë mjaft të vështirë, që të përballojnë ngarkesën dhe për këtë fakt, atyre do tu shtohen edhe dy të tjerë.
Zonat
Lajmi për krijimin e dy komisariteve të reja bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime të sigurta policore, të cilat thanë se një nga këto komisariate, do të mbulojë zonën e Kominatit, ndërsa tjetri atë të Saukut. Burimet sqarojnë se dy komisariatet e reja, do të ngrihen me qëllim forcimin e luftës kundër krimit dhe të rendit e sigurisë së qytetarëve. Kjo, pasi kohët e fundit rezulton, që kriminaliteti të jetë rritur ndjeshëm, kryesisht vjedhjet e banesave dhe të autoveturave, pjesa më e madhe e të cilave mbeten të pazbuluara. Gjithashtu, ka rritje të numrit të vjedhjeve me dhunë e me armë si dhe të përdhunimeve e vrasjeve. Një fakt tjetër është edhe shtimi i shpejtë i popullsisë kryeqytetase. Mësohet se kanë qenë këto shkaqe, që kanë çuar në nevojën e ngritjes së dy komisariateve të reja të policisë në kryeqytet. Kështu, që zona e Komisariatit nr. 2, e cila përfshin një pjesë të madhe, do të reduktohet duke ju hequr lagja e Kombinatit. Kjo zonë njihet si problematike, kryesisht për vjedhjet dhe e makinave dhe banesave. Gjithashtu, edhe zona e Saukut, duke përfshirë një pjesë së rrugës së Elbasanit, ku banesat e saj shtohen dita-ditës është parë e nevojshme nga zyrtarët e Ministrisë së Rendit, për ngitjen e një komisariati të ri. Kjo, pasi duket se kjo zonë është mjaft e vështirë për t’u kontrolluar nga Komisariati nr.1, i cili kontrollon një pjesë të madhe të kryeqytetit.
Rendi
Burimet sqarojnë se me nrgitjen e dy komisariateve të reja, pritet që të forcohet rendi dhe qetësia në kryeqytet, pasi zonat e njohura si më problematiket, do të jenë nën kontroll më të rreptë. Gjithashtu, do të lehtësohet edhe puna e komisariateve të tjera, që për pasojë pritet të jenë më produktive. Nga burimet mësohet se zyrtarët e lartë të policisë dhe të Ministrisë së Rendit Publik, kanë parapërgatitur projektimin e zonave të këtyre komisariateve. Si dhe pritet që me përurimin e tyre të ketë një rritje të parandalimit dhe zbulueshmërisë së krimit përfundojnë, burimet e policisë. Ndërkaq, nga burime pranë organit të akuzës, është bërë e ditur se Prokurorisë së Tiranës, do t’i shtohej edhe një linjë e re nr.5, e cila do të merrej me hetimin e kallëzimeve të ardhura nga SHKB-ja dhe çështjet ushtarake.