Vdesin në aksident atë e bir

07/03/2005 Ishin nisur për tregti në Tiranë
BERAT – Një aksident fatal i ka marrë jetën, mëngjesin e djeshëm dy shtetasve, atë e bir. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Lushnje-Berat. Burime zyrtare të policisë, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.20, kur një veturë tip "Audi me targë BR 3296 A është përplasur me një kamion. Si pasojë, kanë mbetur të vdekur në vend babë e bir, Myrteza dhe Gazmend Sakolli, të cilët ndodheshin në veturë. Sipas burimeve, grupi hetimor, që shkoi menjëherë në vendngjarje arriti në përfundimin se aksidenti është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, të veturës tip "Audi".Dy pjesëtarët e familjes Sakolli kanë qënë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, mëngjesin e djeshëm kur janë përplasur me një kamion. Myrto dhe Gazmendi Sakolli, 50 e 23 vjeç banor të fshatit Dushnik, sipas burimeve të policisë, që shkuan në vendin e ngjarjes kishin vdekur, pasi përplasja me mjetin ka qënë fatale, ndërkohë, që për këtë ngjarje ekziston dhe një pistë tjetër hetimi sipas të cilës makina, ku po udhëtonin dy pjesëtarët e familjes Sakolli nuk ka marrë dot kthesën dhe për pasojë, ka përfundur në kanal, pasi ka bërë disa saltro. Grupi hetimor, që shkoi në vendin e ngjarjes kanë kryer proçedurat e para ligjore dhe kanë përpiluar dosjen përkatëse për të zbardhur komplet shkaqet e ngjarjes, që çuan vdekjen e dy njerëzve të afërt, atë e birë. Më pas viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të qytetit prej nga ku janë të afërmit e familjes. Ky është i dyti aksident rrugor, që aksidentohen për vdekje drejtuesit e mjetit dhe pasagjerët. Aksidenti i parë ka ndodhur një muaj më parë, kur një 22-vjeçar ka vdekur nga aksidentin, që ka bërë me një makinë në kthesën e fshatit Gajdë.