Në 7 mars 2000 mësues pa punë
07/03/2005 ELBASAN - Drejtoria Arsimore Rajonale e Elbasanit, deklaron se shifrat e mësuesve të papunë janë tepër të larta dhe kjo për shkakun se numri i studentëve, që zgjedhin degët e mësuesisë janë të shumtë, në një kohë që vendet e punës janë të pakta. Studentët, sipas kësaj drejtorie duhet të shikojnë edhe mënyra të tjera punësimi, pasi në arsim nuk ka asnjë mundësi për të përballuar këtë fluks.
Këtë vit rreth 2000 arsimtarë nuk do të festojnë 7 Marsin, pasi enden çdo ditë në dyert e drejtorisë arsimore, në pamundësi të gjejnë një vend pune. Festa e 7 marsit duhet të reflektohet në atë çfarë nënkupton të qënit arsimtar. Niveli i pagave ka bërë, që të ulet ndjeshëm edhe niveli i mësimdhënies, ndërsa gjallojnë aktivitete të paligjshme, si kurset private apo shitja e notave që ka patur shtrirje edhe në arsimin parauniversitar.