E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësuesit pensionistë nderohen nga bashkia

07/03/2005  SARANDË - Mësuesit pensionistë nderohen më një aktivitet nga strukturat e pushtetit lokal. Bashkia e Sarandës në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe Zyrën Arsimore në këtë qytet organizuan një aktivitet, për të nderuar punën e mësuesve pensionistë.

Aktiviteti u organizua në sallën e qendrës rinore, ku ishin të pranishëm, kryetari i bashkisë, Edmond Gjoka, drejtori i zyrës arsimore, Serian Balili, mësues pensionistë dhe të ftuar të tjerë. Të pranishmit kanë ndjekur interpretime të autorëve të ndryshëm, për vlerat e pazëvendësueshme të punës së mësuesit. Veprimtaria është shoqëruar më tej, me një koncert festiv me nxënësit e shkollave 9-vjeçare, “Adem Sheme” dhe “9 Tetori”.

Regjisori i shfaqjes, Vangjel Agora, tha se është hera e parë, që nderojmë ata që kanë nxjerrë breza intelektualësh, politikanësh dhe emra të njohur në fusha të ndryshme të jetës, jo vetëm në Sarandë, por në të gjithë Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›