E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhisen varret, epidemia kërcënon Pogradecin

07/03/2005  Bashkia jep alarmin, ndërhynë shëndetësia e ushtria

POGRADEC – Qyteti i Pogradecit rrezikohet nga epidemia, pas prishjes së varrezave të qytetit dy ditë më parë dhe daljes së kufomave në sipërfaqe të tokës. Rreziku i epidemive të mundëshme është bërë i ditur nga strukturat e shëndetësisë të këtij qyteti, të cilat duket se janë alarmuar nga gjendja e krijuar. Nga ana e tyre, punonjësit e kujdesit shëndetësor, kanë nisur menjëherë dizinfektimin e zonës, për parandalimin e përhapjes së ndonjë epidemie jo vetëm në qytet, por edhe më gjerë, madje për këtë janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë dhe ndërmarjet e tjera publike. Rrëshqitja e dheut ka shkatërruar 50 varre në varrezat publike të këtij qytetit, ndërkohë që 150 janë zhvarrosur dhe 200 të tjerë rrezikojnë të pësojnë të njëjtin fat. Lajmi është pohuar dhe nga burime zyrtare të Bashkisë dhe të drejtorisë shëndetësore të Pogradecit.

Dy ditë më parë, një rrëshkitje e madhe e dheut në zonën e varrezave publike, si pasojë e shirave të shumtë, iu ka prishur qetësinë të gjallëve dhe të vdekurve në qytetin e Pogradecit. Qytetarë të shumtë, të shokuar nga lajmi, që ka qarkulluar nëpër qytet, që në mëngjesin e së shtunës kanë rendur drejt varrezave për të parë gjendjen e banesave të fundit të të afërmve të tyre. Një pjesë që kanë qenë më me fat, kanë arritur që t’i gjejnë dhe t’i sistemojnë për së dyti eshtrat e të afërmve dhe familjarëve, ndërsa në pjesë tjetër nuk kanë mundur më që të gjejnë eshtrat, ndaj nuk do të kenë më një vend, për të qarë e dërguar lule kujtimi të afërmve.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se më të dëmtuara, kanë qenë varrezat e vjetra të qyteti, të cilat janë prishur pothuajse plotësisht duke sjellë dhe një përzirje të madhe eshtrash të të vdekurve. Pikërisht, kjo përzirje ka bërë të pamundur dhe gjetjen dhe identifikimin e tyre nga ana e familjarëve.

Megjithë punën e bërë gjatë këtyre ditëve nga bashkia, duket se ndihmesën më të madhe e kanë dhënë vetë qytetarët pogradecar. Për ngjarjen e ndodhur dhe për minimizimin e pasojave të saj është kërkuar nga ndërhyrja e forcave të ushtrisë. Mësohet se bashkia ka blerë tokë në fshatin Gurras, e cila do të përdoret për varre, pasi varreza aktuale në qytet është tejet e mbushur.

50 varre

të shkatërruar

150 kufoma

të zhvarrosura

200 varre

rrezikojnë shkatërrimin

Bashkia jep 15 milionë lekë, qeveria 27 milionë

Kryebashkiaku Shkëmbi: Do rivarosim kufomat, kemi gjetur sheshin

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, ka qenë së bashku me qytetarë të shumtë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që të krijojë një farë qetësie, pasi ka deklaruar se dëmet e shkatuara nga natyra do të riparoheshin me fondet e bashkisë. Sipas Shkëmbit, “strukturat shtetërore do të marrin përsipër rivarrosjen e kufomave, që kanë dalë në sipërfaqe si dhe meremetimin e varrezave, që janë dëmtuar, por që nuk kanë dalë arkivolet në sipërfaqe”.

Shkëmbi ka bërë të ditur se, “rreth 15 milion lekë nga fondi i bashkisë do të akordohen, për të rregulluar dhe risistemuar varrezat, ndërkohë që këtij fondi do t’i shtohet dhe një fond prej 27 milion lekë, që do të jepen nga qeveria shqiptare”. Varrezat që do të mund të meremetohen pa lëvizur, do të lihen aty ku janë, ndërkohë që është gjetur dhe sheshi tjetër, që do të kthehet në varrezë publike, ku dhe do të sisitemohen tani kufomat, që kanë dalë këto ditë në sipërfaqe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›